Flash News

E-TJERA

Raporti për 14 majin, ISP: 5 bashkitë ku pati rritje të punësimeve sezonale, përdorën burime shtetërore për fushatë

Raporti për 14 majin, ISP: 5 bashkitë ku pati rritje të

Instituti i Studimeve Politike (ISP) me mbështetjen e fondacionit “Konrad Adenauer” realizoi projektin “Për monitorimin e përdorimit të burimeve shtetërore në fushatën për zgjedhjet vendore 2023: rasti i bashkive Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Korçë”.

Në këtë raport janë renditur një sërë shkeljesh të konstatuara gjatë periudhës janar – maj 2023. Më poshtë, kemi renditur disa më shqetësueset, gjetje të cilat janë denoncuar edhe nga opozita dhe shoqëria civile.  

Gjetjet kryesore:

-Thirrja publike se bashkitë që votojnë kundër, nuk do të ketë bashkëpunimin e qeverisë dhe mbështetjen me fonde e projekte të saj, ndihmoi në dobësimin e kulturës politike dhe institucionale.

-Fenomenet e patronazhizmit, programet online të aktivizmit partiak, ku ishin të detyruar të regjistroheshin punonjësit e sektorit publik, përbëjnë një zhvillim negativ

-Qeveria krijoi Task – Forcë për zgjedhjet, por në kundërshtim me detyrimin ligjor

-Prokuroria dhe organet ligjzbatuese nuk arritën ta trajtojnë në kohë dhe me standarde të njëjta krimin zgjedhor.

-Zgjedhjet vendore 2023 në pesë bashkitë nën monitorim u dominuan nga fenomeni i përhapur i përdorimit të burimeve shtetërore për qëllime direkte ose indirekte elektorale

-Në secilën nga pesë bashkitë në monitorim gjatë gjysmës së dytë të vitit 2022 dhe fillimit të vitit 2023 pati rritje të punësimeve sezonale

-Fushata elektorale nisi kohë përpara datës zyrtare

-Një numër i madh i aktiviteteve në Tiranë nuk kishin ndarje të qartë midis aktiviteteve politike vendore me aktivitetet politike institucionale.

-Bashkia Durrës ka numrin më të madh të akteve administrative me natyre financiare gjatë fushatës elektorale,

-Misioni i ODIHR, megjithëse pranoi shqetësimin lidhur me përdorimin e burimeve shtetërore e publike, pati vështirësi në identifikimin e shtrirjes së tyre.

Monitorimi është bazuar në një metodologji mikse, në mbledhjen e të dhënave sasiore nga burimet shtetërore dhe publike, si dhe në mbledhjen e të dhënave civile nga monitorimet dhe analizat në terren të ekspertëve.

Sipas raportit, rrocesi zgjedhor 2023 u zhvillua mbi bazën e legjislacionit të miratuar së fundi më 2020, pa pasur reformë plotësuese zgjedhore. 

Të fundit