Flash News

E-TJERA

Raporti për zjarret/ KLSH kërkon shkarkimin e dy drejtorëve të “Mbrojtjes Civile”, përse akuzohen

Raporti për zjarret/ KLSH kërkon shkarkimin e dy drejtorëve

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se Agjensia e Mbrojtjes Civile nuk ka kryer përditësimin e dokumentave, që bëjnë të mundur parashikimin e fatkeqësive dhe për t’u përgatitur.

Kontrollet janë bërë në periudhën kohore 01.09.2020 deri me datë 10.12.2021. KLSH konstaton se Shqipëria nuk ka strategji për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë.

Nisur nga kjo, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar shkarkimin e dy drejtorëve të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Bëhet fjalë për Robert Hysenllarit, drejtor i Gatishmërisë e Koordinimit të Përgjigjes Emergjente, i cili akuzohet se nuk ka kryer inspektimet për gatishmërinë e strukturave dhe për Klajdi Nikollën, drejtor i Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Projekteve. 

Sipas KLSH, drejtoria e Klajdi Nikollës lidhi kontratë më “Viva Helicopter”, e cila s'ka asnjë helikopter.

Gjithashtu evidenton se si në nivel qendror dhe lokal nuk ka burime njerëzore dhe teknike të mjaftueshme për reagim ndaj situatave emergjente/zjarret. Nga 61 bashki, janë marrë të dhëna në 55 prej tyre, në të cilat raportohen 152 zjarrfikëse. Nga këto 131 në gjendje pune, 8 me defekte të vogla, 3 me defekte të konsiderueshme, 10 jashtë përdorimit dhe 36 të pa targuara 11.

Shumë nga zjarrfikëset në dispozicion janë të vjetruara. Bashkive u mungojnë pajisjet mbrojtëse personale dhe pajisje të jashtme për shuarjen e zjarreve. Sipas KLSH, gjendja e mangët operacionale e helikopterëve të Forcave të Armatosura ka krijuar boshllëk në kryerjen e operacioneve të shuarjes së zjarreve të rëna në vendin tonë në korrik-gusht 2021.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit