Flash News

E-TJERA

Raporti sekret: 40% e emigrantëve të paligjshëm në Britani janë shqiptarë. Si i porosisin varkat nga kinezët dhe reklamohen në TikTok

Raporti sekret: 40% e emigrantëve të paligjshëm në Britani

“DailyMail” shkruan se 40% e emigrantëve që hyjnë në mënyrë të paligjshme në Britani janë nga Shqipëria, sipas një raporti sekret të inteligjencës ushtarake.

Gjithsej 1075 shqiptarë kaluan Kanalin me varka të vogla të organizuara nga bandat gjatë një periudhe gjashtëjavore këtë verë. Vitin e kaluar gjithsej 757 shqiptarë kaluan Kanalin, sipas shifrave të qeverisë.

Bandat shqiptare thuhet se po blejnë varka të mëdha nga fabrikat kineze dhe po i përshtatin për të mbajtur më shumë emigrantë në bord.

Raporti sekret: 40% e emigrantëve të paligjshëm në Britani

Ekspertët mendojnë se kalimet po nxiten nga mediat sociale, ku trafikantët reklamojnë shërbimet e tyre në TikTok dhe ku kërkojnë deri në 5,500 £ për person.

288 persona të tjerë kaluan Kanalin Anglez të premten, duke e çuar numrin e përgjithshëm të emigrantëve që arritën në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë në 1,372.

Të fundit