Flash News

E-TJERA

Italia publikon raportin: Shqiptarët, të tretët për nga numri i të burgosurve të huaj

Italia publikon raportin: Shqiptarët, të tretët për nga
Foto ilustruese

Ministria Italiane e Drejtësisë ka publikuar raportin e fundit mbi numrin e të burgosurve të huaj në strukturat e vuajtjes së dënimit në Itali. Në bazë të të dhënave, në Itali janë 1922 të burgosur shqiptarë që vuajnë dënimin e drejtësisë italiane, mes të cilëve 23 janë femra.

Të burgosurit shqiptarë në Itali përbëjnë 9.7% të numrit të përgjithshëm të të burgosurve me kombësi të huaj që janë gjithsej 19 732, e të tretët për nga numri më i lartë pas atyre marokenë e tunizianë.

Italia publikon raportin: Shqiptarët, të tretët për nga
Shqipëria në vendin e tretë

Numri më i lartë i të burgosurve shqiptarë vuajnë dënimin në rajonet Lombardi, Toskana, Lazio e Emilia Romagna. Po ashtu, deri më 31 korrik 2025 regjistrohen 88 të burgosur kosovarë, e të gjithë meshkuj, që vuajnë dënimin në Itali.

Qeveria Meloni është në punë për të reformuar sistemin penitenciar italian që prej disa vitesh shënon problematikën e mbipopullimit.

Të fundit