Flash News

E-TJERA

Raportuesja për Shqipërinë në PE: “Ballkani i Hapur” nuk ka lidhje me integrimin evropian

Raportuesja për Shqipërinë në PE: “Ballkani i

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Isabel Santos u shpreh se nisma “Ballkani i Hapur” nuk ka lidhje me integrimin e vendit në BE. Santos theksoi se fokusi i nismës është nxitja e nj ëbashkëpunimi më të mirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Ballkani i Hapur nuk ka lidhje me procesin e integrimit europian. Nuk më takon mua. Është një nismë që kërkon të ketë bashkëpunim më të mirë mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, por e rëndësishme për mua është procesi i integrimit europian dhe unë jam e fokusuar te ky proces. Dhe jam e sigurt që të gjithë janë të fokusuar te ky proces”, tha Santos pas turit dyditor në vendin tonë.

Raportuesja nënvizoi se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e vendosura nga BE-ja, por duhet të gjendet një konsensus mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut,për të zhbllokuar çeljen e negociatave.

“Shqipëria i ka plotësuar kushtet, kjo është e qartë për të gjithë. Po merremi me Shqipërinë si të ishte shtet anëtar. Jemi të pranishëm këtu, po investojmë në Shqipëri. Data e nisjes së negociatave nuk ka rëndësi thelbësore sa i përket ndryshimit të jetëve të qytetarëve”, tha ajo.

 

Të fundit