Flash News

E-TJERA

Rastet e vetvrasjeve, mjekja psikiatre: Maska konceptohet si rrezik psikologjik, veshja e personelit krijon mendësi jo të mirë

Rastet e vetvrasjeve, mjekja psikiatre: Maska konceptohet si rrezik

Mjekja psikiatre në Qendrën e Shëndetit Mendor, Arjana Rreli, duke folur për rastet e vetvrasjeve te pacientët e prekur nga COVID-19 tregoi një nga arsyet që ndikon në rëndimin e shëndetit psikologjik, që është pacienti e koncepton maskën si një barrierë.

Rreli theksoi për "Real Story" se edhe veshjet e personelit shëndetësor ka të ngjarë që transmeton një mendësi jo të mirë.

“Pacienti, shpesh e sheh maskën si barrierë që e pengon. Pra, maska konceptohet si barrierë. Pacientit i duket se maska ia pengon oksigjenin.

Maska konceptohet si rrezik psikologjik, sepse e mendojnë si pararendje si ndërhyrje që do jetë edhe më ekstreme. Plus, personeli mjekësor është veshur me ato rrobat e bardha dhe krijohet baza e një mendësie jo të mirë”, tha Rreli.

Të fundit