Flash News

E-TJERA

Rastet e vetvrasjeve, psikologu Dragoti: Mungesa e familjarëve dhe dorëzimi në duart e mjekëve rrit presionin psikologjik e frikën tek pacientet

Rastet e vetvrasjeve, psikologu Dragoti: Mungesa e familjarëve dhe

Psikologu Edmond Dragoti ka kometuar rastet e vetvrasjeve të pacientëve të prekur nga koronavirusi. Sipas tij, mungesa e familjarëve dhe dorëzimi në duart e ekipit mjekësor rrit presionin psikologjik dhe nivelin e frikës tek paciente.

Psikologu argumentoi se trajtimi në familje është më i shëndetëshëm, pasi të ofron mbështetje shpirtërore.

"Trajtimi në familje është më i shëndetëshëm, pasi të ofron mbështetje shpirtërore. Deri te motivi për tu vetflijuar ka një kalvar të gjatë. Futja në kontrollin e mjekut krijon te individi ndjenjën që nuk kujdeset do për veten. Vetvrasja është pamundësia për të marrë veten në kontroll. COVID ka ndikim të drejtpërdrejtë, të bën të paaftë për të jetuar. Mungesa e familjarëve dhe dorëzimi në duart e ekipit mjekësor rrit presionin psikologjik dhe nivelin e frikës tek pacientet", tha Dragoti për 'Real Story'.

Të fundit