Flash News

E-TJERA

Rasti i Ervis Martinajt, Karamuço: Ka patur raste që janë ngjallur pas 20 vitesh, shteti s’ka asnjë provë

Rasti i Ervis Martinajt, Karamuço: Ka patur raste që janë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço komentoi kërkesën e babait të Ervis Martinajt për shpalljen e djalit të tij si të zhdukur.

Sipas Karamuços, në raste të tilla personi kërkohet fillimisht si i zhdukur dhe vetëm nëse gjendet trupi ose një provë biologjike si një qelizë ADN-je mund të shpallet zyrtarisht i vdekur.

“Kjo nuk do të thotë që personi ka vdekur në mënyrë kategorike. Janë regjistruar raste kur njerëz janë gjetur edhe pas 20 vitesh. Është një çështje ‘de jure’ dhe ‘de facto’: juridikisht mund të shpallet i vdekur, por faktikisht shteti nuk ka dhënë asnjë përgjigje,” tha Karamuço  i ftuar në emisionin Now në Euronews Albania. 

Ai shtoi se autoritetet nuk kanë gjetur asnjë gjurmë, ADN apo provë që të çojë drejt ndonjë autori.

“Janë bërë kërkime kudo, por pa rezultat. Deri më tani kemi vetëm gojëdhëna dhe legjenda për atë se kush mund ta ketë vrarë apo pse. Asgjë nuk është e provuar me fakte,” theksoi eksperti.

 

Të fundit