Flash News

E-TJERA

Rasti i Lefter Kokës, Bushati: SPAK bën arrestime me leje të Ramës

Rasti i Lefter Kokës, Bushati: SPAK bën arrestime me leje të

Analisti Andi Bushati deklaron se SPAK kërkon paraprakisht leje nga kryeministri Edi Rama për të arrestuar zyrtarë të lartë, për sa kohë të gjithë japin dorëheqjen pa arsye përpara se të arrestohen.

Duke folur në emisionin “Shock” në Euroneës Albania, Bushati u nis nga rasti i arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, i cili me datë 1 shtator hoqi dorë nga mandati i deputetit në qarkun e Durrësit, ndërsa gjatë qeverisjes së kaluar të PS-së dha dorëheqjen nga posti i tij si ministër i Mjedisit.

“Fakti që dy muaj përpara i thotë Lefter Kokës të bëjë një dorëheqje pa shpjegim, se gjasme u plak dhe s’është më për politikë, mua më ngre dyshimit njësoj si me tenderin e uniformave e policisë, që zyrtarët para i përjashton ministri dhe më pas i arreston SPAK, kemi një drejtësi me leje të Edi Ramës”, u shpreh Andi Bushati.

“Vetëm pasi Rama i bën dalje, hyjnë këta trimat e SPAK dhe arrestojnë”, shtoi ai.

Andi Bushati e cilësoi veprimtarinë e SPAK si një teatër me drejtësinë.

 

 

Të fundit