Flash News

E-TJERA

Reagimi i Ahmetajt, Ngjela: Drejtësinë t’ia kërkojë gjykatës, jo publikut

Reagimi i Ahmetajt, Ngjela: Drejtësinë t’ia kërkojë

Avokati Spartak Ngjela deklaroi se ish ministri Arben Ahmetaj nëse do të ishte i pafajshëm nuk do të ishte larguar.

Në një intervistë për Euronews Albania, sipas tij edhe vetë mbrojtja e ish-zëvendës kryeministrit është e gabuar dhe të bën të mendosh se është fajtor, pasi një i pafajshëm nuk largohet kurrë.

“Ai që është i pafajshëm nuk ia kërkon pafajësinë as opinionit publik as gazetarisë, ai duhet t’ia kërkojë gjykatës. Ai iku! I pafajshmi ka ikur. Kurrë nuk ikën i pafajshmi. Varet edhe nga niveli i intelektit.

Po të jetë i pafajshëm bëhet hero. Ky e bënte apologjinë në vakum, nuk e di se çdo thotë në gjykatë, por me atë mbrojtje që bënte sot, s’mund të shkojë në gjykatë”,-tha avokat Ngjela.

 

Të fundit