Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Reagimi i Delegacionit të BE vërtetoi dyshimet tona", AMT kërkon përjashtimin e Vitore Tushës nga vendimarrja për Teatrin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka depozituar ditën e sotme një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese ku kërkojnë përjashtimin e kryetares së kësaj Gjykate, Vitore Tushës nga vendimarrja për padinë e presidentit Ilir Meta për çështjen e Teatrit Kombëtar.
Kjo kërkesë vjen pas daljes së lajmit se kryetarja e Gjykatës Kushtetuese kishte takuar ambasadorin e BE-së Luigi Soreca ditën që u zhvillua seanca për Teatrin Kombëtar dhe ky takim nuk ishte bërë publik.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pretendon se diplomati i BE-së ka lobuar në favor të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Por, në një reagim të menjëhershëm Delegacioni i BE-së në Shqipëri konfirmoi takimin, por mohoi kategorikisht se në atë takim ishte diskutuar për Teatrin Kombëtar.
Në kërkesën e sotme, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shprehet se reagimi i papjekur dhe flakë për flakë i Delegacionit të BE-së dhe ambasadorit të saj, vërtetoi dyshimet tona të arsyeshme në lidhje më ushtrimin e ndikimit të paligjshëm në pushtetin gjyqësor.
"Shqetësimi i drejtë dhe shumë i madh i yni është se, jo vetëm që ky takim u mbajt i fshehtë si nga Gjykata Kushtetuese ashtu dhe nga ambasadori Soreca, por edhe kur ne e bëmë publik këtë fakt (fakt i pranuar edhe nga vetë palët në këtë takim), reagimi i papjekur dhe flakë për flakë i Delegacionit të BE-së dhe ambasadorit të saj, vërtetoi dyshimet tona të arsyeshme në lidhje më ushtrimin e ndikimit të paligjshëm në pushtetin gjyqësor." thuhet në kërkesë.
Kërkesa e plotë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit:
KËRKESË
NGA: ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT
DREJTUAR: GJYKATËS KUSHTETUESE
PËR DIJENI: PRESIDENTI I REPUBLIKËS
OBJEKTI: PËRJASHTIMI NGA TRUPA GJYQËSORE E KËSAJ GJYKATE, GJYQTARES VITORE TUSHA.
BAZA LIGJORE: NENET 36 DHE 37 TË LIGJIT NR.8577 DATË “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIM E GJYKATËS KUSHTETUESE”, TË NDRYSHUAR.
E NDERUAR KRYETARE E GJYKATËS KUSHTETUESE,
TË NDERUAR ANETARË TË GJYKATËS KUSHTETUESE,
E NDERUAR RELATORE E ÇËSHTJES,
Ju jeni tërhequr për të marë vendim në lidhje konfliktin kushtetues me palë ndërgjygjëse:
KËRKUES: PRESIDENTI I REPUBLIKËS.
PALË TË INTERESUARA: KUVENDI I SHQIPËRISË;
KËSHILLI I MINISTRAVE;
MINISTRIA E KULTURËS;
MINISTRIA E FINANCAVE DHE
EKONOMISË;
BASHKIA E TIRANËS.
PALE E TRETË: ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT.
OBJEKTI: 1- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare, të Ligjit Nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””.
1.1- Pezullimin e zbatimit të Ligjit Special Nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës”, me objekt ‘Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje të hyjë në fuqi;
2- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Vendimit Nr.377, datë 08.05.2020, të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare;
2.1- Pezullimin e zbatimit të Vendimit Nr.377, datë 08.05.2020, të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, dhe qëllimit të përcaktuar në këtë akt, konkretisht në pikën 1 dhe 2, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, të hyjë në fuqi;
3- Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të Vendimit Nr.50, datë 14.05.2020, të Këshillit Bashkiak, Bashkia Tiranë, “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt- Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e Godinës së Tetatrit Kombëtar””, si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare.
3.1- Pezullimin e zbatimit të Vendimit Nr.50, datë 14.05.2020 të Këshillit Bashkiak, Bashkia Tiranë, “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt- Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e Godinës së Tetatrit Kombëtar””, dhe qëllimit të përcaktuar në këtë akt, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje të hyjë në fuqi;
4- Pezullimin e zbatimit të çdo akti apo veprimi të çdo autoriteti publik që buron prej Ligjit Special Nr.37/2018, VKM-së Nr.377/2020, dhe VKB-së Nr.50/2020, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje të hyjë në fuqi.
___________________________________________________________________________
Duke respektuar maksimalisht periudhën e pritjes deri në daljen e vendimit nga ana e Trupës Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, më datë 30.06.2021, nisur nga ngjarjet dhe informacionet e mara në rrugë jozyrtare, ne u detyruam t`i drejtohemi kësaj të nderuare gjykatë, me një kërkesë me objekt: Dhënie informacioni në lidhje me takimin e bërë brënda ambienteve të kësaj gjykate midis Kryetares së Gjykatës Kushtetuese dhe ambasadorit të Delegacionit të BE-së në Tiranë z. Luigi Soreca, në zbatim të Ligjit Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
Shqetësimi i drejtë dhe shumë i madh i yni është se, jo vetëm që ky takim u mbajt i fshehtë si nga Gjykata Kushtetuese ashtu dhe nga ambasadori Soreca, por edhe kur ne e bëmë publik këtë fakt (fakt i pranuar edhe nga vetë palët në këtë takim), reagimi i papjekur dhe flakë për flakë i Delegacionit të BE-së dhe ambasadorit të saj, vërtetoi dyshimet tona të arsyeshme në lidhje më ushtrimin e ndikimit të paligjshëm në pushtetin gjyqësor.
Duke inkurajuar Delegacionin e BE-së dhe z. Soreca për ushtrimin e të drejtave të tyre për të ndjekur ligjërisht deklaratat (në shpifje sipas tyre), të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, vazhdojmë të insistojmë në pyetjen se: Përse Ambasadori i Delegacionit të BE-së, z. Luigi Soreca shkon në një takim JOZYRTAR në Gjykatën Kushtetuese, pa axhendë, pa protokoll dhe pikërisht në datën e seancës së Teatrit?
Sjellim në vëmëndje të publikut se, Delegacioni i BE-së në Tiranë është ndër përfaqësitë diplomatike të rangut më të lartë në Shqipëri dhe, takimi midis Kreut të këtij institucioni me Kreun e Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të shihen dhe trajtohen:
Si çështje private;
Jashtë kushtit zyrtar të transparencës formale;
Jashtë rezonimit publik.
Në ditët në vijim, ne do njekim të gjithë rrugët ligjore, ne institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare, nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e më gjërë, për hetimin e plotë dhe të gjithanshëm në dhënien e përgjigjeve mbi pyetjet e drejta dhe legjitime tonat se:
A ka qënë i planifikuar ky takim?
Ku është protokulluar kërkesa për takim?
Pse u zhvillua pikërisht në datën e seancës së Teatrit?
Kush ka qënë objekti i bisedimeve?
Ku është protokolluar dhe kush ka mbajtur diskutimet midis palëve?
Pse nuk u bë publik takimi?
Pse nuk u bë publike objekti i bisedimeve?
Po kështu do kërkojmë nga struktura e SPAK, konfiskimin e të gjithë kamerave brënda dhe jashtë godinës së Gjykatës Kushtetuese si dhe të gjithë aparaturave të komunikimit si celular, kompjuter, laptop dhe çdo provë tjetër të personave të dyshuar, që do të shërbejnë në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë në cënim të pavarësisë së pushtetit gjyqësor.
Duke ditur se Gjykata Kushtetuese, është një ndër institucionet më të larta të vëndit jo vetëm në kuadër të sistemit të drejtësisë pasi, sipas Ligjit Nr.8577 datë 10.02.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, në Nenin 19 “Marrëdhëniet protokollare”, pika 2 sanksionohet se: “Në marrëdhëniet protokollare Kryetari i Gjykatës Kushtetuese vjen menjëherë pas Kryeministrit”, shqetësimi ynë për një takim pa protokoll, pa transparencë dhe jashtë syve të publikut, EDHE nëse pranojmë versionin e ambasadorit Soreca se takimi ka patur në fokus plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese (dhe për këtë nuk ka asnjë rol Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese pasi kandidaturat propozohen nga KED ku znj. Tushe nuk është as Kryetare e as anëtare), dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi (aq më shumë që për këtë fakt takimi do duhej bërë publik), ka sjellë më shumë dëme se përfitime në interes të drejtësisë dhe po kështu edhe të publikut të gjërë.
Po të mbajmë në konsiderratë që vetë Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese është më mandat të përfunduar që nga 22 prilli i vitit 2017 (pra mbi 4 vjet), takimi me ambasadorin e BE-së kokë më kokë dhe pa praninë e të gjithë Trupës Gjyqësore pranë kësaj gjykate, ngrejnë dyshime të forta dhe të arsyeshme, se ky takim nuk ka lidhje me vakancat dhe me reformën në drejtësi, por për interesa të ngushta dhe korruptive të ambasadorit Soreca (fakte dhe prova të cilat po ja referojmë dhe Bashkimit Europian).
Në këto kushte, ne çmojmë se ky takim ka ulur ndjeshëm jo vetëm legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese në paanësinë dhe sovranitetin e saj, por edhe ka ulur ndjeshëm besimin e publikut dhe posaçërisht e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit si palë e tretë në këtë gjykim, në një vendim të drejtë dhe bazuar në Kushtetutë, kjo sidomos në raport me pozicionin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese.
Cënimi i besimit tonë për një vendim të drejtë dhe të papanshëm, u shtua edhe më shumë nisur nga përgjigja që ne morëm nga Gjykata Kushtetuese, Nr.284/1 Prot., datë 30.06.2021, në raport me kërkesën tonë, përgjigje e cila ishte jo vetëm shumë e vaket dhe e cekët në përmbajtje, por nuk dha asnjë provë bindëse për ne si palë, se ky takim nuk ka ndikuar dhe nuk do të ndikojë në vendimarrjen e çështjes së TEATRIT.
Shqetësimit tonë publik në lidhje me këtë takim “zyrtar” jashtë formatit standart të transparencës, jo vetëm që i duhej kthyer një përgjigje në lartësinë e shqetësimit publik në lidhje me efektet që ka prodhura ky takim, por edhe një transparencë e plotë bazuar në dispozita ligjore në lidhje me protokollin e këtij takimi.
Në referim të parashikimeve të Ligjit Nr.8577 datë 10.02.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, jo vetëm duhet të kishim marë një reagim serioz dhe transparent të këtij takimi (me numër kërkese dhe protokolli të takimit si dhe temën e diskutimeve të zbardhura), por do duhej që në zbatim të Nenit 36 të këtij ligji, “Heqja dorë nga shqyrtimi i çështjes”, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të hiqte dorë nga shqyrtimi dhe vendimmarrja në lidhje me këtë çështje, kjo sipas pikës ç), të këtij neni i cili sanksionon se rastet e dorëheqjes aplikohen kur: “paanshmëria e tij vihet në dyshim për shkaqe të tjera”.
Nisur nga fakti se jo vetëm nuk morëm një përgjigje serioze lidhur me shqetësimin tonë dhe të bazuar në prova dhë në ligj, nisur edhe nga fakti se Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese nuk hoqi dorë me inisiativë nga vendimmamrrja në këtë çështje, në zbatim të nenit 37 të Ligjit Nr.8577 datë 10.02.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar, pika 1. dhe 2., jemi të DETYRUAR të:
KËRKOJMË:
Përjashtimin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gjyqtares Vitore Tusha nga vendimmarrja në lidhje me këtë çështje pasi plotësohen kërkesat e nenit 36 pika ç) e Ligjit Nr.8577 datë 10.02.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar.
Të bindur se qasja dhe reagimi i Trupës Gjyqësore pranë Gjykatës Kushtetuese do jetë në respektim të Kushtetutës dhe lartësinë e detyrës, jemi në pritje të një vendnimi konform dispozitave ligjore në fuqi, për pranimin e kërkesës tonë lidhur me përjashtimin e Gjyqtares Tusha nga vendimmamrrja e çështjes së TEATRIT.
Ky vendim i Juaji, jo vetëm që duhet të jetë në respektim të Kushtetutës, por duhet të kthejë besimin e qytetarëve taksapagues të këtij vendi, te drejtësia e pavarur dhe se:
“Ligji është një dhe i barabartë për të gjithë”.
Ne kemi dëshmuar dhe jemi më të vendosur se kurrë për ta çuar këtë kauzë dhe këtë betejë ligjore deri në fund.
DREJTËSI PËR TEATRIN
TEATRI ATY DHE ASHTU SI ISHTE
Tiranë më datë, 02.07.2021
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38