Flash News

E-TJERA

Reagimi prekës i Enkel Demit për humbjen e vëllait: Saimiri iku tek Hyji

Reagimi prekës i Enkel Demit për humbjen e vëllait: Saimiri iku

Një lajm i trishtë ka prekur botën e medias këtë të dielë, pasi gazetari sportiv Saimir Demi është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.

Lidhur me këtë ngjarje të dhimbshme ka reaguar moderatori dhe gazetari i njohur Enkel Demi, vëllai i të ndjerit. Përmes një postimi në Facebook, Enkel Demi shprehet se i vetmi ngushëllim në këtë moment të vështirë është që vëllai i tij nuk vuajti dhe ishte i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të dashur.

Nuk është e lehtë, por duhet bërë ky njoftim. Vëllai im i vetëm, Saimiri iku tek Hyji sot në mesditë. I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të zemrës. Pasdite do jemi tek selia e Alba 2000 tek ish Ambasada Jugosllave në Rrugën e Durrësit. Varrimi do kryhet nesër në orën 14.00”, shkruan Demi në Facebook.

 

Të fundit