Flash News
Zbardhet letra që Biden i la Trump në zyrën ovale: Amerikanët kërkojnë qëndrueshmëri
Aksion në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Në kërkim për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
Vrasja e Kristjan Markut, dyshime se autorët janë larguar drejt Kosovës
I zhdukur prej 4 ditësh, gjendet i mbytur në lumin e Shalës Edison Oruqi
Reagoi për sulmin në Zubin Potok, ish-ministrja kosovare i përgjigjet Ramës: Si mund ta ndihmoje sot Kosovën
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj ka komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me sulmin terrorist në kanalin e ujit në Zubin Potok në Kosovë.
Pasi Rama shkruante në rrjetet sociale se Bashkimi Europian duhet të heqë menjëherë sanksionet e mbetura dhe të riangazhohet në një format të ri dialogu, ajo thekson se kryeministri, nëse ai do vërtetë të ndihmojë Kosovën, mund të iniciojë memorandum të ri bashkëpunimi mes NATO-s dhe Kosovës, i cili do t’ia heq kufizimin FSK-së që të veprojë në veri.
“Ndihma më e madhe që KM Rama sot mund t’ia bëjë Kosovës është që si shtet anëtar i NATOs, të iniciojë memorandum të ri bashkëpunimi mes NATOs dhe Kosovës, i cili do t’ia heq kufizimin FSK-së që të veprojë në veri. Fillimisht, të kërkohet bashkëpunim për operacione të emergjencave, e më vonë edhe për ato ushtarake që parashihen me Ligjin për FSK-në të vitit 2019. Në këtë mision, Kosova ka padyshim edhe aleatë të tjerë mes NATOs, me të cilët do të mund të shtyhej përpara kjo agjendë me bashkëpunim të ngushtë e të KOORDINUAR.”– shkruan ajo.