Flash News

E-TJERA

Real Madrid fiton Champions League, Vinicius dhe Courtois i japin titullin e 14-të

Real Madrid fiton Champions League, Vinicius dhe Courtois i japin titullin e

Jurgen Kloop doli i zhgënjyer nga ky Champions. Liberpool nuk mundi dot të përcaktojë epokën e lavdishme të trajnerit gjerman.

Liga e Kampionëve u dominua dje nga anglezët e Kloop, por në fund titullin ‘mbret’ e rrëmbeu Ancelotti.

Një finale që nisi 36 minuta me vonesë, për shkak të trazirave që tifozët e Liverpool-it shkaktuan në ambientet e jashtme të “Stade de France”, me përpjekjet e tyre për të hyrë brenda ndonëse nuk e kishin një biletë. Si rrallëherë ky Champions ‘i vonuar’, nuk i solli aspak fat anglezëve.

Megjithëse pritsh,ëritë ishin të larta për Mane dhe Salah, asnjëri nga të dy nuk arriti të kthehej në titullar. As Benzema, pavarësisht tentativa, nuk u kthey në hero.

I vetmi që mund të titullohet i tillë është gardian i portës madrilene, Thibaut Courtois.

Pjesa e parë e sfidës u dominua nga anglezët e Jurgen Kloop, ku tentativat ishin të rrezikshme ndërsa porta e Ancelottit ishte në duart të sigurta me Courtois. Anglezët rrezikuan disa herë portën e Realit, por pa rezultat.

Në pjesën e dytë, aksioni filloi të kalonte në anën e madrilenëve, të cilët ndryshe nga fillimi, filluan të akordoheshin mirë me njëri-tjetrin. Në një kundërsulm të shpejtë në minutën e 59’, Vinicius u harrua pas shpine nga Alexander –Arnold dhe dërgoi topin në rrjetën e Alisson, duke kaluar në avantazh madrilenët.

Goli i spanjollëve i dha ‘The Reds’ fuqinë për të rinisur aksionin, i cili rezultoi i dështuar falë Courtois.

Vërshëllima finale e francezit Clement Turpin la në fuqi triumfin e Realit Madridit, që nisi festën në kryeqytetin francez, për Championsin e 14-të.

Të fundit