Flash News

E-TJERA

‘Rebelohet’ sërish Fjolla Morina,  thyen masën e sigurisë 'arrest shtëpie' në Kukës

‘Rebelohet’ sërish Fjolla Morina,  thyen masën e

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Fjolla Morina është larguar nga banesa në Kukës, ku ndodhej nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Sipas Report Tv, policia e Kukësit ka shkuar në banesën ku Morina ishte me qira, por nuk e ka gjetur. Dyshimet e para lidhur me largimin e saj drejt Kosovës, ndërsa kanë nisur kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e saj.  

Këngëtarja e u arrestua në shtator të 2020-ës në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ndërsa po tentonte të hynte në territorin shqiptar me dy armë zjarri me vete.

Përveç saj u arrestuan edhe dy personat të tjerë që po udhëtonin me të. Këngëtarja me banim në Prishtinë po udhëtonte me  Fisnik Syla dhe Fitim Muji.

Ajo akuzohet tashmë zyrtarisht për armëmbajtje pa leje, ndërsa për dy shoqëruesit e saj, Fisnik Syla dhe Fitim Muji është pushuar çështja.

Gjatë marrjes në pyetje, ajo rrëfeu se një prej armëve ia ka bërë dhuratë një mik i saj nga Gjermania, i cili nuk jeton më.

Të fundit