Flash News

E-TJERA

Reciprociteti i targave, Meta: Kosova dhe Serbia t'u përmbahen detyrimeve, të kapërcehen tensionet

Reciprociteti i targave, Meta: Kosova dhe Serbia t'u përmbahen

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për situatën e tensionuar që është krijuar në kufirin Kosovë-Serbi, pasi qeveria e Albin Kurtit vendosi reciprocitetin e targave.

Kreu i Shtetit ka apeluar kapërcim të tensioneve dhe vijimin e dialogut, ndërsa shton se të dyja vendet duhet t'u përmbahen detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së.

Ai thekson se ruajtja e sovranitetit dhe e integritetit territorial të Kosovës është faktor kyç për konsolidimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon dhe baza e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me Serbinë.

Qeveria e Kosovës vendosi që mjetet serbe të mos hyjnë në kufi pa u pajisur më parë me targa të përkohshme. Ky vendim hasi kundërshtinë e serbëve, të cilët kanë provokuar tensione në kufi.

Të fundit