Flash News

E-TJERA

Redon Makashi reagon pas ndarjes nga jeta të të atit

Redon Makashi reagon pas ndarjes nga jeta të të atit

Aktori i shquar shqiptar, Fitim Makashi, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Lajmin e hidhur e bëri të ditur familja e tij.

Pas lajmit, djali i tij, artisti Redon Makashi, ka shprehur dhimbjen dhe falënderimin ndaj të gjithë atyre që e kanë mbështetur.

"Me dhimbje të thellë njoftoj ndarjen nga jeta të babait tim, artistit Fitim Makashi. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe ngushëllimet. U prehtë në paqe", shprehet Redon Makashi.

Homazhet në nderim të Fitim Makashit do të zhvillohen sot nga ora 11:00 deri në 13:00 pranë Art Turbina, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet në Varrezat e Sharrës, Tiranë.

I lindur më 10 prill 1944 në Gjirokastër, Fitim Makashi ka pasur një karrierë të gjatë dhe të respektuar në teatrin dhe filmin shqiptar. Ai ka punuar për vite me radhë në Teatrin Popullor dhe ka interpretuar në dhjetra role në filmat shqiptarë që nga vitet ’60 deri në fillim të viteve ’90, përfshirë Dueli i heshtur, Prita, Njësiti gueril, Ilegalët dhe Vdekja e kalit.

Të fundit