Flash News

E-TJERA

Reduktimi i dëmit, një mundësi e artë për trajtimin e problemit të duhanpirjes

Reduktimi i dëmit, një mundësi e artë për trajtimin e

Para pak ditësh në Tiranë u zhvillua Konferenca e shtatë e Reduktimit të Dëmit ku në vëmendje ishte pikërisht rëndësia e zvogëlimit të riskut në praktika të ndryshme mjekësore. Ndër temat e trajtuara, fokusi u përqëndrua edhe tek problemi i vazhdueshëm i duhanpirjes. Ishte një nga ekspertët me famë ndërkombëtare, Kostantinos Farsalinos, i cili përmes prezantimit të tij trajtoi të gjitha metodat e reja të cilat mund të ndihmojnë mjekët e familjes për të ndihmuar pacientët e tyre për të lënë tymosjen e cigares, dhe evituar kështu dëmet që tymi i saj shkakton në shëndet.

Reduktimi i dëmit, një mundësi e artë për trajtimin e

Që prej vitit 2011, mjeku dhe kërkuesi shkencor Farsalinos, ka kryer studime të detajuara më në qendër tymosjen, reduktimin e dëmit dhe alternativave pa tym. Gjetjet e tij kanë qenë gurthemeli i shumë nga politikave rregulluese që Bashkimi Evropian ka implementuar për prezantimin e produkteve të reja të duhanit në tregun e brendshëm. Pikërisht këtë qasje, Farsalinos trajtoi edhe gjatë fjalës së tij në këtë konferencë. 

“Produktet alternative të duhanit kanë gjeneruar një debat të nxehtë në komunitetin e shëndetit publik kudo,” u shpreh eksperti, “por ato po tregojnë se janë të nevojshme në trajtimin e duhanpirjes”. Sipas tij, duhanpirja është një problem aktual që prek shëndetin e 1 miliardë personave, “ndaj dhe metodat dhe teknologjitë e reja janë të mirëpritura në rrethin e mjekëve”. 

Reduktimi i dëmit, një mundësi e artë për trajtimin e

“Në vend që të këshillojmë vetëm që ta lënë cigaren, me mundësi si koncepti i reduktimit të dëmit, mjekët tanimë kanë praktika novative për t’u sugjeruar duhanpirësve të rritur që zgjedhin ta vazhdojnë duhanin, por duan të eliminojnë dëmet që shkakton tymi i cigares. Një prej tyre është kalimi tek produktet alternative si cigaret elektronike, pajisjet me ngrohje, ngjitëset me nikotinë apo duhani i përtypshëm, që janë formuluar në bazë të kërkimeve të thelluara shkencore”, sqaroi ai. 

Alternativat pa tym, janë një kategori e re e produkteve të duhanit, teknologjia e të cilave bazohet në një gamë kërkimesh shkencore. Thelbi i funksionimit të tyre është pikërisht eliminimi i djegies së duhanit, proces i cili çliron në ajër mbi 6000 kimikate të dëmshme 100 prej të cilëve janë toksik dhe lidhen me shfaqjen e sëmundjeve. 

“Informimi i duhur i duhanpirësve të rritur që zgjedhin të vazhdojnë ta përdorin duhanin, mbi alternativa të tilla, sjell një ndryshim madhor në sigurimin e shëndetit publik”, shpjegoi eksperti.

Sipas të dhënave produkte si duhani i përtypshëm, ngjitëset me nikotinë, cigaret elektronike apo pajisjet me ngrohje, arrijnë të eliminojnë deri në 95% të substancave të dëmshme që gjenden tek tymi i cigares. Praktika të tilla të fokusuara tek reduktimi i dëmit, kanë patur sukses edhe në shtete ku produktet alternative pa tym janë prezantuar për qytetarët duhanpirës.

Mund të përmendim këtu Japoninë, e cila vetëm një vit pas futjes së pajisjeve me ngrohje në treg, arriti një ulje drastike të përdorimit të cigareve por edhe shfaqjen e rasteve të sëmundjeve të lidhura me shëndetin e zemrës. Shtete të tjera ai Zelanda e re, Norvegjia, Britania e Madhe apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gjithashtu mbështetëse të zgjidhjeve të tilla që bashkojnë teknologjinë novative por edhe kërkimin shkencor të thelluar. 

Në përmbyllje të fjalës së tij, Farsalinos, solli shembuj të kërkimeve shkencore ndërkombëtare të publikuar ndër vite, të cilët mbështesnin pikërisht suksesin që kjo metodë e reduktimit të dëmit të shkaktuar nga tymi i djegies së cigares, përmes informimit rreth teknologjisë së alternativave pa tym. 

 

Të fundit