Flash News

E-TJERA

“Referendum për bashkim me Shqipërinë”, ambasada ruse në Tiranë-Haradinajt: Provokim i radhës

“Referendum për bashkim me Shqipërinë”, ambasada ruse
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Ambasada ruse në Tiranë i është përgjigjur ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i cili pak ditë më parë paralajmëroi një referendum për bashkim me Shqipërinë, nëse nuk plotësohen pikat që i janë premtuar Kosovës prej kohësh.

Sipas ambasadës, këto deklarata janë një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe.

Kohët e fundit një nga politikanët shqiptarë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se synon të kërkojë mbajtjen e një referendumi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, nëse ky pseudo-shtet i vetëshpallur nuk pranohet sa më shpejt në Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare si dhe Beogradi nuk do të njohë "pavarësinë" e Kosovës.

Këtu po bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit. Shantazhi politik është i papranueshëm dhe pikërisht kështu duhet të interpretohet fjalimi i R. Haradinajit, i cili me lehtësi propozon të rishikojë në mënyrë arbitrare kufijtë në Ballkan”, thuhet në reagimin e ambasadës ruse.

“Referendum për bashkim me Shqipërinë”, ambasada ruse

Më herët, deklaratave të Ramush Haradinajt iu përgjigj edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke thënë se “Haradinaj është njeri i rrezikshëm dhe ‘Shqipëria e Madhe’ do të ishte një kërcënim për të gjithë”.

Të fundit