Flash News

E-TJERA

Ç'thotë ambasadorja e BE për reformën në drejtësi? Hohmann: Të konsolidohet pavarësia e gjyqësorit

Ç'thotë ambasadorja e BE për reformën në

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann, ka folur në 30-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese për reformën në drejtësi. 

Hohmann tha se procesi në thelb nuk ka qenë as i lehtë dhe as i përsosur, por theksoi se ka qenë një reformë legjitime e cila po jep rezultate. Megjithatë, ambasadorja e BE theksoi se Shqipëria ka ende mundësi për ta konsoliduar më tej pavarësinë e gjyqësorit.

“Pavarësia e gjyqësorit është gur themeli. Karta e BE-së e hyrë në fuqi në 2010 është jetike, ku demokracia e shteti ligjor mbizotërojnë. Shqipëria ndan këto vlera europiane, prej 1991 ka kthyer faqen e izolimit dhe zgjodhi rrugën e demokracisë e të BE. Kjo epokë e re ka garantuar kushtetutën dhe mbrojtjen e institucioneve demokratike. Rreziku është gjithmonë i pranishëm dhe duhet të ndalohet. 

Reforma në drejtësi ishte një hap i rëndësishmë për Shqipërinë, ridizenjoi sistemin e drejtësisë. Ishte një arritje e madhe për integrimin e Shqipërisë. Zbatimi i saj nuk ka qenë i lehtë dhe as perfekt, por legjitimiteti është konfirmuar gjithmonë dhe reforma po jep rezultate. Kushtetuesja ka kaluar në periudha të vështira, duhet të përbëhet nga profesionistë, integriteti i të cilëve nuk diskutohet sot. Sot Kushtetuesja do të ketë 9 anëtarë. Kjo gjykatë luan një rol të rëndësishëm. Është një arritje për integrimin e Shqipërisë në BE. Shteti ligjor është në qendër të vëmendjes, Shqipëria ka mundësi për të konsoliduar më tej pavarësinë e gjyqësorit. 

Është përgjegjësi e brezit tonë për të hapur rrugën për të ardhmen e Shqipërisë, si një vend i BE. E ardhmja nis duke mbrotjur parimet demokratike”, tha Hohmann. 
 

Të fundit