Flash News

E-TJERA

"Reforma në Drejtësi dhe Zgjedhorja", Soreca: Shqipëria afër BE-së, por ka ende punë për të bërë

"Reforma në Drejtësi dhe Zgjedhorja", Soreca: Shqipëria

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ishe në Kukës ku pa nga afër mundësitë për investime në turizëm dhe administrimin e mbetjeve.

"Kukësi ka potencialin për të zhvilluar ekonominë e tij në një mjedis të shëndetshëm. Sot në Kukës me Kryetarin e Bashkisë Safet Gjicin, diskutuam se si të maksimizohen investimet e BE-së në administrimin e mbetjeve dhe turizmin e qëndrueshëm në bashki”, shkruan Soreca në Twitter.

Kryediplomati i BE-së foli edhe për çeljen e negociatave me Shqipërinë, ku vlerësoi përparimin e bërë, ndërsa tha se ende ka shumë punë për të bërë. Ai vuri theksin te ngritja e Gjykatës Kushtetuse dhe "5 qershori".

“Shqipëria shpresoj të bëjë segmentin e fundit me qëllim që komisioni të marrë vendimin për konferencën ndërqeveritare ndoshta në fund të këtij viti. Ne kemi vite që flasim me Shqipërinë dhe BE flet me Shqipërinë. Vendimi i marrë në Mars për negociatat u mor në një moment të vështirë. Shumë kushte janë përmbushur dhe Shqipëria është shumë afër plotësimit të të gjitha prej tyre. Kam mirëpritur vendimin e Presidentit dhe Parlamentit për nxjerrjen e dy vendeve vakant për Gjykatën Kushtetuese. KLGJ duhet të bëjë vlerësimin dhe ky është një kusht që duhet të përmbushet në javët në vijim për fatin e konferencës së parë ndërqeveritare. Marrëveshja e 5 qershorit është një hap i rëndësishem. Shqipëria shpresoj të bëjë segmentin e fundit me qëllim që komisioni të marrë vendimin për konferencën ndërqeveritare ndoshta në fund të këtij viti. Ju e dini qendrimin e BE për reformën zgjedhore. Ne kemi punuar për marrëveshjen dhe u përmbush kushti për administratën zgjedhore. Ne kemi shprehur keqardhjen që mazhoranca vijon punen pa konsesus dhe është e rëndesishme që të gjendet konsensusi mes palëve. Duhet të punojnë fort që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme”, është shprehur Soreca.

 


 

 

 

Të fundit