Flash News

E-TJERA

Reforma në Drejtësi, Yuri Kim: Ka shumë njerëz që do të preferonin shumë që të mos funksiononte

Reforma në Drejtësi, Yuri Kim: Ka shumë njerëz që do

Ambasadorja e SHBA e ka cilësuar pas shtatë vitesh Reformën në Drejtësi jo të lehtë apo të përsosur, megjithatë sipas saj po bëhet përparim drejt zbatimit të plotë.

Në një intervistë në Euronews Albania, Kim tha se pavarësisht arritjeve ka shumë njerëz që do të preferonin shumë që të mos funksiononte.

“Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por mendoj se nëse shikoni faktet, po bëhet përparim drejt zbatimit të plotë. Mendoj se janë dhimbjet e rritjes. Kanë kaluar pesë vjet nga miratimi i reformës në parlament dhe në këto pesë vjet, vitet e para kanë qenë veçanërisht të vështira.

Kështu, për tre vjet për shembull, Gjykata Kushtetuese nuk funksiononte dot. Vitin e kaluar, të gjitha institucionet përkatëse, nga Presidenca, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Avokati i Popullit, e kushdo tjetër kontribuoi dhe bëri pjesën e vet për të sjellë më shumë gjykatës, më shumë gjykatës në Gjykatën Kushtetuese. Tani funksionon.

Mendoj se këtë vit do të shohim më shumë gjykatës të emëruar që të keni trupën e plotë. Ajo që kam vërejtur këtu për reformën në drejtësi është se ka shumë njerëz që do të preferonin shumë që të mos funksiononte. Se është shumë mirë siç është. Se përfitojnë nga kjo. Dakord?”, tha ambasadorja.

E pyetur nga moderatorja Erla Mëhilli se kush janë këta njerëz, Kim tha “Nuk mendoj se janë shumica e qytetarëve Shqiptarë. Mendoj se Shqiptarët e zakonshëm duan ta shohin reformën në drejtësi të zbatuar. Mendoj se, për shembull vitin e kaluar, kur panë zyrtarë të lartë që arrestoheshin nga SPAK, menduan: më në fund, reforma në drejtësi po funksionon. Mendoj se meritojnë më shumë dhe mendoj se kanë të drejtë të vazhdojnë trysninë tek të gjitha institucionet e drejtësisë, të vazhdojnë trysninë tek të gjithë politikanët”.

Të fundit