Flash News

E-TJERA

Reforma territoriale, urbanisti: Ka dështuar, qytetarit iu mor pushteti

Reforma territoriale, urbanisti: Ka dështuar, qytetarit iu mor pushteti

Urbanisti Gentian Kaprata ka kritikuar reformën administrative-territoriale të qeverisë, duke e cilësuar si dështim.

Në një lidhje direkte me Syri Tv, Kaprata deklaroi se edhe vetë Rama ka pranuar dështimin e reformës duke kërkuar ta rishikojë.

Sipas tij, ndryshe nga çka premtoi qeveria se do t’i rikthente qytetarëve pushtetin, në fakt, bëri të kundërtën.

“Kjo së pari do të thotë që vetë kryeministri pranoi që reforma e tij administrative-territoriale ka dështuar. Ne i kemi thënë prej vitesh që ka dështuar. Kjo do të thotë që të thuash brenda 1 dekade që reforma administrative–territoriale ka dështuar, pra praktikisht e ka pranuar. Shtetet e tjera reformat territoriale i kanë me qindra vjet, që kur është formuar shteti. Në kuptimin gjeografik, njësitë e ndarjes gjeografike dhe të juridiksionit janë bërë para qindra vjetësh.

Në këtë kuptim një reformë administrative–territoriale prej vërteti qëndron për një kohë shumë të gjatë. Fakti që ai dëshiron ta bëjë përsëri e pranon dhe vetë pa e thënë me gojë që ka dështuar. Unë personalisht dhe shumë të tjerë si unë e kemi pranuar që kur u bë kjo reformë që do të dështonte. Megjithëse u tha se do të ishte një reformë deçentralizuese, pra çuarjen e pushtetit tek qytetari. Ndodhi e kundërta, pra qytetarit iu mor pushteti. Kjo është një mbyllje e një epoke për zotin Rama”, deklaroi Kaprata.

Të fundit