Flash News

E-TJERA

Reforma Zgjedhore, Celibashi thirrje partive: Nisni nga puna, dy datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve

Reforma Zgjedhore, Celibashi thirrje partive: Nisni nga puna, dy datat e

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi iu ka bërë thirrje partive që të nisin punën për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për Reformën Zgjedhore.

Ai thekson se zgjedhjet e ardhshme nuk janë larg, duke nënvizuar se data 16 prill 2023 është data e parë e mundshme për zhvillimin e tyre dhe 14 Maj 2023 është e fundit.

Çështjet që duhet të marrin vëmendjen për reformism, sipas Celibashit, janë përbërja dhe funksionimi i administratës zgjedhore, procedurat e nxjerrjes së rezultatit, financimi, ankimimet dhe sanksionet administrative, përdorimi i fondeve publike në fushatë dhe digjitalizimi.

“Partitë politike parlamentare dakordësuan krijimin e komisionit parlamentar të posaçëm për reformën zgjedhore. KQZ sjell në kujtesë të këtyre partive domosdoshmërinë për fillimin sa më parë të punës për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Zgjedhjet e ardhshme vendore nuk janë larg. Data 16 Prill 2023 është data e parë e mundshme për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve. Data 14 Maj 2023 është data e fundit.

Përbërja dhe funksionimi i administratës zgjedhore, procedurat e nxjerrjes së rezultatit, financimi, ankimimet dhe sanksionet administrative, fushata në media përfshi edhe atë online përdorimi i fondeve publike në fushatë, digjitalizimi janë disa nga çështjet që KQZ vlerëson se duhet të marrin vëmendjen për reformim prej komisionit të posaçëm parlamentar”, shkruan Celibashi.

 

Të fundit