Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Refugjatët afganë të frikësuar nga hakmarrja pas sulmit në Uashington

Shtetet e Bashkuara njoftuan për ndalimin e të gjitha kërkesave për imigrim që lidhen me Afganistanin pasi një shtetas afgan qëlloi dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare, pranë Shtëpisë së Bardhë të mërkurën. Një anëtare e Gardës më pas vdiq nga plagët e marra.
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 27 nëntor se Sarah Beckstrom, 20 vjeçe, vdiq nga plagët e marra pasi u qëllua me armë zjarri. Departamenti i Sigurisë tha se i dyshuari është Rahmanullah Lakanwal, 29 vjeç.
Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, konfirmoi po ashtu vdekjen e Beckstrom përmes një postimi në rrjete sociale.
Pjesëtari tjetër i Gardës, Andrew Wolfe, 24-vjeçar, “po lufton për jetën e tij”, tha Trump.
Lakanwal u plagos gjatë këmbimit të zjarrit me pjesëtarë të tjetër të Gardës Kombëtare, kur edhe u arrestua më 26 nëntor.
Trump, i cili ishte në pronën e tij në Florida në kohën e sulmit, i ka cilësuar të shtënat si “akt të ligësisë, të urrejtjes dhe akt të terrorit”.
Udhëheqësi amerikan tha se Lakanwal kishte shkuar në SHBA në shtator të vitit 2021 në një “nga ato fluturimet famëkeqe” – referencë për evakuimin e afganëve pasi talibanët morën kontrollin e shtetit pas tërheqjes amerikane.
Ai shtoi se administrata e tij do të “rivlerësojë” të gjithë afganët që kanë shkuar në SHBA gjatë presidencës së Joe Bidenit.
Agjencia e Shërbimeve për Shtetësi dhe Imigracion e SHBA-së se “menjëherë, përpunimi i të gjitha kërkesave të imigracionit që lidhen me shtetasit afganë ndërpritet, duke pritur rishikimin e mëtejshëm të protokolleve të sigurisë dhe verifikimit”.
“Mbrojtja dhe siguria e atdheut tonë dhe e popullit amerikan mbetet fokus dhe misioni ynë kryesor”.
Lakanwal kishte shërbyer për një dekadë në ushtrinë afgane, duke mbështetur atëbotë forcat speciale amerikane që gjendeshin në Afganistanin e shkatërruar nga lufta.
Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, konfirmoi se Lakanwal po ashtu kishte punuar për CIA-n dhe ushtrinë amerikane në kohën kur ishte në Afganistan.
Afganët në SHBA thanë se kishin frikë se të shtënat në Uashington do të rrisin presionin ndaj tyre dhe mund t’i shndërronin ata në cak të sulmeve hakmarrëse.
“Kam një vit që jam në SHBA si refugjat dhe ende nuk kam marrë green card, dhe tani jam shqetësuar shumë”, tha për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë një afgan që aktualisht jeton në Kaliforni.
“Jo vetëm unë, por të gjithë afganët këtu janë të shqetësuar. Ne kemi frikë se do të dëbohemi ose do të përballemi me probleme të tjera, sepse kemi ardhur këtu nga Afganistani me shumë vështirësi. Ka shumë rrezik për ne në Afganistan”, shtoi refugjati, i cili kërkoi të mos identifikohej.
Një tjetër refugjat, i cili iku drejt Pakistanit fqinj, tha se jehona e të shtënave u ndie në gjysmën e botës.
“Shita gjithçka që kisha në Afganistan dhe erdha në Pakistan me familjen time me shpresën se e ardhmja jonë do të ndryshonte dhe se do të shpërnguleshim në Amerikë”, tha ai, duke folur për zhvendosjen në Islamabad pasi kishte punuar me forcat amerikane për gati dy dekada teksa forcat ndërkombëtare mbështesnin një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike.
“Bëmë gjithçka që mundëm, por kemi qëndruar këtu duke pritur me dëshpërim. Ata duhet të ndëshkojnë një person dhe jo të gjithë afganët të ndëshkohen për shkak të veprimeve [të sulmuesit]”.
Refugjatët afganë veçse po përballeshin me presion në SHBA pas skadimit të statusit të tyre nën Programin e Mbrojtjes së Përkohshme (TPS) më 14 korrik. Ky ndryshim prek rreth 9.000 deri në 12.000 afganë që jetojnë dhe punojnë ligjërisht në SHBA, në bazë të këtij programi.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha në një deklaratë se përfundimi i TPS-it bazohet në vlerësimin se kushtet në Afganistan “janë përmirësuar mjaftueshëm” dhe nuk përmbushin më kërkesat ligjore për TPS-së.
Sulmi i 26 nëntorit, i cili ndodhi pranë një stacioni metroje disa blloqe larg Shtëpisë së Bardhë, pritet gjithashtu të rikthejë vëmendjen te veprimi i kontestuar i Trumpit për të dislokuar Gardën Kombëtare në disa qytete kryesore të SHBA-së, pasi presidenti amerikan ka deklaruar se po përpiqet që të ulë nivelin e kriminalitetit në mbarë vendin.
Si përgjigje ndaj të shtënave, sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se në kryeqytetin amerikan do të dërgohen edhe 500 trupa të Gardës Kombëtare. Në Uashington, veçse janë vendosur mbi 2.000 trupa të Gardës.
Kryetarja e Uashingtonit, Muriel Bowser, e cila ka pasur hapur mosmarrëveshje me administratën e Trumpit për vendosjen e Gardës Kombëtare në kryeqytet, e përshkroi sulmin si “të tmerrshëm dhe të papranueshëm” dhe shtoi se “i dyshuari ndodhet në paraburgim për këtë sulm të qëllimshëm dhe do të ndiqet penalisht”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38