Flash News

E-TJERA

Refugjatët/ Klosi: Marrëveshja u publikua në momentin që PS e gjykoi për tu marrë vesh nga opinioni

Refugjatët/ Klosi: Marrëveshja u publikua në momentin që PS

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi foli edhe për marrëveshjen e refugjatëve të firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe homologia italiane Giorgina Meloni.

I ftuar në Çim Peka Live, Klosi tha se kjo marrëveshje u bë publike në momentin që është gjykuar për tu marrë vesh nga opinioni publik.

Klosi: Opinioni publik u njoh me marrëveshjen në momentin që është gjykuar për tu marrë vesh nga opinioni publik ajo marrëveshje. Marrëveshja e arritur me qeverinë italiane është një marrëveshje e cila vjen në një moment të caktuar, në një moment ndihme që Shqipëria i ofron qeverisë italiane, në një moment pozitiviteti mes dy qeverive tona.

Për sa i përket asaj që ka thënë kryeministri për këtë marrëveshje dhe marrëveshje të ngjashme me vende të tjera të BE-së, është kërkuar që me Italinë të kemi një moment preferencial për shumë arsye, në radhë të parë për raportin tridhjetë e ca vjeçar të demokracisë, një moment shumë i favorshëm dhe nga afërsia ndërmejt dy vendeve tona.

Tashmë që marrëveshja është bërë publike nuk i keni më këto dilemat që çfarë thotë marrëveshja.

Të fundit