Flash News

E-TJERA

Refugjatët në Lezhë, ja tre kooperativat sociale që garojnë për menaxhimin e kampeve

Refugjatët në Lezhë, ja tre kooperativat sociale që

Nëntorin e vitit të kaluar në Romë u nënshkrua marrëveshja mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Gergia Meloni, duke i hapur rrugë strehimit në vendin tonë të mijëra refugjatëve nga vendet e Afrikës që kapen në brigjet italiane.

Së fundmi, janë zbardhur emrat e tre kooperativave sociale italiane qe kanë kaluar raundin e parë të garës për të menaxhuar qendrat e refugjatëve në Shëngjin e Gjadër.

Ato janë “Medihospes”, “Consorzio Hera” dhe “Officine Social” të përzgjedhura mes 30 enteve, shoqatave e organizatave në një procedurë negociuese të përshpejtuar, hapur nga Ministria e brendshme Italiane prej 21 mars 2024 deri më 28 mars 2024.

Refugjatët në Lezhë, ja tre kooperativat sociale që

Syri tv raporton se brenda datës 10 prill do të zhvillohet raundi final i seleksionimit të entit fitues mes Medihospes, Consorzio Hera e Officine Sociali të cilat duhet të prezantojnë ofertën më bindëse e më avantazhuese në një tender me vlerë 151 milionë euro për katër vite e që nis me një bazë minimale 130 milionë euro.

Sipas dokumentit të Prefekturës Italiane, brenda 15 ditëve nga ky njoftim, e nga data mbyllëse e garës negociuese më 28 mars 2024, 3 kompanitë duhet të dorëzojnë ofertën e tyre në menaxhimin e strukturave të strehimit të emigrantëve në Shëngjin e Gjadër.

Refugjatët në Lezhë, ja tre kooperativat sociale që

Prefektura italiane thekson në dokument se qendrat e emigrantëve në Shqipëri do të jenë operative prej datës 20 maj 2024.

Kompanitë e përzgjedhura për fazën finale;

Medihospes, është një nga kooperativat sociale kolosale në sektorin e asistencës për të moshuar, për kategoritë e personave me aftësi të ndryshme, e në atë të strehimit të emigrantëve.

Refugjatët në Lezhë, ja tre kooperativat sociale që

Është nga më të fuqishmet në Itali me mbi 1500 persona të punësuar, 2 milionë orë eksperiencë pune në vit në kujedesje të 7500 personave cdo ditë.

Consorzio Hera  krijuar më 2011 menaxhon aktualisht  dy qëndra emigrantësh në Brindisi-Puglia e një në Trapani- Sicili e dy qëndra hotspot në Pozzallo e Ragusa- Sicli.

Refugjatët në Lezhë, ja tre kooperativat sociale që

Officine Sociali ka selinë zyrtare në Siracusa. Akualisht menaxhon një kamp emigrantësh në Potenza, e një qëndër hotspot emigrantësh në Taranto.

Bashkalidhur dokumenti i Prefekturës dhe kuadi ekonomik për menaxhimin e qëndrave të emigrantëve në Shqipëri.

Refugjatët në Lezhë, ja tre kooperativat sociale që

 

Të fundit