Flash News

E-TJERA

Refuzohet kërkesa e FSHF-së, Shqipëri-Angli do zhvillohet pa tifozë

Refuzohet kërkesa e FSHF-së, Shqipëri-Angli do zhvillohet pa

Shqipëri-Angli do të luhet pa tifozë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka refuzuar kërkesën e Federatës Shqiptare të Futbollit për lejimin e 30 % të tifozëve duke respektuar të gjitha protokollet e COVID-19.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, prania e tifozëve në stadium konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e virusit Covid-19.

“Zhvillimi i këtij aktiviteti sportiv me pjesmarrje të spektatorëve konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e infeksionit Covid-19, kjo për shkak se shoqërohet me grumbullime njerëzish. Duke parë situatën epidemiologjike, në kushtet e numrit të lartë të rasteve të reja të infektimeve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk e miraton kërkesën tuaj”, shkruhet në letrën e ministrisë për FSHF-në

Shqipëri-Angli do të luhet më 28 mars në stadiumin "Air Albania" dhe është e vlefshme për eleminatoret e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Të fundit