Flash News

E-TJERA

Refuzuan të firmosnin tenderin e uniformave të policisë, por nuk denoncuan parregullsitë; SPAK merr në pyetje dy zyrtarë të MB

Refuzuan të firmosnin tenderin e uniformave të policisë, por nuk

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka marrë sot në pyetje dy zyrtarë, që refuzuan të firmosnin tenderin e uniformave të policisë.

Aurora Mullën, inxhiniere tekstile në Policinë e Shtetit dhe Ylber Pjetërnikajn, zyrtar në Ministrinë e Brendshme janë nën hetim, sepse nuk i denoncuan parregullsitë që konstatuan në dokumentat e tenderit.

Në korrik të 2019-ës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë hapi një tender me vlerë 23 milionë euro, për uniformat e policisë deri në vitin 2023 dhe fituesi u shpall në prill 2020.

Në 10 korrik të këtij viti u arrestuan ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari dhe bashkëpunëtorët e saj anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj.

SPAK ka përgjuar dhe vëzhguar 9 ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, ndërsa kanë qenë bashkëpunëtorët e drejtësisë ata që kanë 'zbërthyer' skemën e abuzimit me tenderin.

 

Të fundit