Flash News

E-TJERA

Refuzuan ushqimin për shkak të takimeve/ Të burgosurit e burgut të Burrelit formalizojnë kërkesat

Refuzuan ushqimin për shkak të takimeve/ Të burgosurit e burgut
Foto Ilustruese

Të burgosurit e Burgut të Sigurisë së Lartë në Burrel, kanë formalizuar kërkesat e tyre pas konsultimeve me drejtuesit e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Pas diskutimeve, të burgosurit kanë rënë dakord që kërkesat e tyre t’ia adresojnë institucioneve përgjegjëse për të gjetur një zgjidhje. Deri tani vetëm 20 nga 70 të burgosur vijojnëtë refuzojnë ushqimin.

Të burgosurit e burgut të Burrelit kërkuan më shumë takime dhe zgjerimin e rrethit familjar që i vizitonte. Në shenjë proteste ata refuzuan ushqimin e institucionit.

 

Të fundit