Flash News

E-TJERA

Regjisori i njohur flet pas vaksinimit: Kam këmbën e mbarë, vaksina do na shpëtojë!

Regjisori i njohur flet pas vaksinimit: Kam këmbën e mbarë,

Në listën e personaliteteve që do vaksinohen gjatë kësaj të diele bën pjesë dhe regjisori i njohur Piro Milkani.

Teksa doli nga ambientet ku po kryhet vaksinimi, Milkani tha se ndihet shumë mirë dhe shtoi se vaksinimi është në dobinë e të gjithëve.

Ndër të tjera, Milkani ishte pozitiv kur u shpreh se ndryshe nga gripi Spanjoll ku humbën jetë miliona njerëz, këtë herë ai shpreson se do i rikthehemi shpejt normalitetit.

“E bëj vaksinën pas 6 mijë qytetarëve të nderuar të Republikës së Shqipërisë, siç janë mjekët, infermierët personat e azileve. Kam këmbën e mbarë dhe tani miqtë e mi do të kenë nderin të vaksinohen. Vaksina është gjëja më e mirë e kësaj pandemie të keqe. Nëse 100 vite të para gripi spanjoll mori miliona jetë, ndërsa tani unë mendoj që shpejt do i rikthehemi normalitetit. Vaksina është një gjë shumë e mirë”, u shpreh Milkani.

Të fundit