Flash News

E-TJERA

Homazhet e fundit për Piro Milkanin, regjisori përcillet sot në Sharrë

Homazhet e fundit për Piro Milkanin, regjisori përcillet sot në

Kinematografia shqiptare i jep sot lamtumirën një prej emrave më të mëdhenj të saj, regjisorit të njohur Piro Milkani, i cili u nda nga jeta më 24 maj në moshën 86-vjeçare. Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 25 maj, në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Nisja e kortezhit mortor do të bëhet në orën 13:00 nga agjencia funerale “Alba 2000”, në “Rrugën e Durrësit”, pranë ish-ambasadës Jugosllave.

Në një njoftim të shpërndarë nga familjarët, bëhet me dije se pritjet për ngushëllime do të zhvillohen në datat 27, 28 dhe 29 maj, në ambientet e së njëjtës agjenci funerale, në oraret 10:00-13:00 dhe 17:00-20:00.

Lajmin për ndarjen nga jeta e babait e dha djali i tij, Eno Milkani, përmes një postimi prekës në rrjetet sociale: “Iku babai, shoku dhe kolegu im,” shkroi ai.

Piro Milkani la pas një trashëgimi të çmuar në artin filmik shqiptar, me dhjetëra filma artistikë, bashkëpunime ndërkombëtare dhe një ndikim të pazëvendësueshëm në edukimin dhe formimin e brezave të rinj të kineastëve shqiptarë.

Të fundit