Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Regjistri i Pronarëve Përfitues, zbardhen njerëzit që qëndrojnë pas koncesioneve

Në korrik të vitit të kaluar, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”. Ligji në fjalë synonte të mundësonte transparencën mbi kontrollin e bizneseve në Shqipëri, në veçanti të atyre të lidhura me kompani guaskë të regjistruara jashtë vendit, sidomos në juridiksione të njohura si parajsa fiskale. Kontrolli mbi kompani me aksionerë të regjistruar offshore ka shkaktuar debate të mëdha në vitet e fundit, sidomos për ato subjekte që kanë përfituar kontrata të koncesioneve ose Partneritetit Publik-Privat.
Çështja e parë ishte parimi i transparencës mbi pronësinë. Lidhja e kontratave me kompani që nuk dihej se kujt i takonin shtronte problemin moral që një vend nuk mund t’i paguajë para publike pa ditur se cili është përfituesi përfundimtar i tyre.
Kjo praktikë shtonte dyshimet se shumë prej kompanive përfituese të koncesioneve ishin regjistruar offshore, pikërisht për të fshehur përfituesit e vërtetë, që shpesh janë përfolur si sipërmarrës shqiptarë me lidhje të dyshimta me politikanët. Gjithashtu, regjistrimi në juridiksionet offshore zakonisht shtron rreziqe të shtuara, të lidhura me evazionin fiskal, pastrimin e parave apo krime të tjera financiare.
Ngritja e Regjistrit të Pronarëve Përfitues, sipas ligjit të ri, pjesërisht ka ndihmuar për të bërë transparencë lidhur me pronësinë, të paktën zyrtare, të disa prej kompanive koncesionare që veprojnë në vendin tonë. Ligji kërkon që çdo kompani të deklarojë aksionerët të cilët, në mënyrë direkte apo indirekte, zotërojnë më shumë se 25% të aksioneve në to.
Inceneratorët, përfitues shqiptarë dhe italianë
Një nga sektorët koncesionarë që ka shkaktuar më shumë debate në vitet e fundit kanë qenë inceneratorët për trajtimin e mbetjeve. Regjistri i Pronarëve Përfitues bën transparencë për aksionerët e këtyre kompanive.
Integrated Energy B.V, me seli në Amsterdam të Holandës, është kompania që ka fituar koncesionin e ndërtimit të inceneratorit të Tiranës, projekt që u prezantua fillimisht me një vlerë prej 130 milionë eurosh. Megjithatë, një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit arriti në përfundimin se kjo kontratë do t’iu kushtojë taksapaguesve gjithsej rreth 340 milionë euro, duke përfshirë të gjitha pagesat e pritshme për trajtimin e mbetjeve në këtë impiant.
Sipas Regjistrit Tregtar, aksionere e Integrated Energy rezulton kompania GeoGenix B.V, tjetër shoqëri e regjistruar në Holandë. Sipas Regjistrit të Pronarëve Përfitues, pronarë indirektë të kompanisë me më shumë se 25% të aksioneve janë shtetasit italianë Giuseppe Ciaffaglione, Salvatore Russelli dhe Alberto Presezzi.
Në katër vitet e fundit, Integrated Energy B.V ka përfituar nga buxheti rreth 4.5 miliardë lekë, ndërsa për tre vitet në vazhdim, parashikohen pagesa totale në vlerën e rreth 5.1 miliardë lekëve.
Dy kompanitë e tjera koncesionare të inceneratorëve kanë aksionerë të regjistruar në Shqipëri dhe pronësia e tyre zyrtare ka qenë transparente edhe më herët.
Integrated Technology Waste Treatment Fier është kompania e cila ka fituar koncesionin e inceneratorit të Fierit, projekt me vlerë rreth 28 milionë euro. Aksionerë të kompanisë rezultojnë firma Integrated Technology Services, me 70% të aksioneve dhe Ndërtim-Montim Patos, me 30% të aksioneve.
Regjistri i Pronarëve Përfitues tregon se pronësia indirekte pas Integrated Technology Services i takon Klodian Zotos, ndërsa aksionerë të Ndërtim – Montim Patos janë Elton Kollozi dhe Ina Kollozi (trashëgimtarë ligjorë të pronarit të mëparshëm, Flamur Kollozi). Sidoqoftë, dy kompanitë aksionere janë të regjistruara në Shqipëri dhe pronësia e tyre ka qenë transparente edhe para hartimit të Regjistrit të Pronarëve Përfitues.
Inceneratori i Fierit pritet të dorëzohet vitin e ardhshëm. Vlera fillestare e këtij projekti është parashikuar rreth 4.5 miliardë lekë. Megjithatë, mbështetur në raportimet e Ministrisë së Financave, deri në vitin 2021, kjo kompani ka përfituar nga buxheti rreth 3.2 miliardë lekë, ndërsa për vitin e ardhshëm parashikohet të marrë edhe transfertën e fundit prej 630 milionë lekësh.
Albtek Energy është kompania që në vitin 2014 ka fituar koncesionin për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit. Aksionere e vetme e saj është Stela Gugallja dhe kontrolli ushtrohet nëpërmjet pronësisë direkte.
Projekti i inceneratorit të Elbasanit ka një vlerë të parashikuar prej rreth 2.9 miliardë lekësh dhe kontratat koncesionare përfundon në dhjetor 2021. Deri në fund të këtij viti, qeveria shqiptare do të ketë shlyer edhe pagesën e fundit prej rreth 50 milionë lekësh të ngelur ndaj kompanisë koncesionare dhe më tej asetet e kompanisë do t’i transferohen Bashkisë së Elbasanit.
Koncesionet në shëndetësi, përfituesit kryesorë, biznesmenë pa përvojë në sektor
Një nga sektorët ku skemat e PPP-ve u përdorën masivisht pas vitit 2013 ishte shëndetësia.
Koncesioni i parë në sektorin e shëndetësisë ka qenë ai i shërbimit Check Up ose Kontrollit Mjekësor Bazë për Grupmoshat 40-65 vjeç. Ky koncesion u fitua në vitin 2015 nga kompania 3P Life Logistic. Koncesionari ka aksionerë dy shoqëri të tjera shqiptare Marketing & Distribution, me 80% të aksioneve dhe TRIMED, me 20% të aksioneve. Sipas Regjistrit të Pronarëve Përfitues, pronësia indirekte mbi kompaninë i takon Vilma Nushit, pronare e vetme e Marketing & Distribution.
Kjo kompani ka aktivitet kryesor distribucionin dhe shitjen me shumicë të produkteve të konsumit. Sipas kontratës, koncesioni do të përfitonte rreth 8.8 miliardë lekë për një periudhë 10-vjeçare, me një mesatare pagesash prej rreth 876 milionë lekësh në vit. Koncesioni u pezullua që në mars të 2020-s, pas fillimit të pandemisë, deri në shtator të këtij viti.
Megjithatë, në rreth dy muaj e gjysmë aktivitet vitin e kaluar, kompania përfitoi 322 milionë lekë pagesa nga buxheti, ndërsa këtë vit parashikohet të marrë 366 milionë lekë për një shërbim që do të ofrohet vetëm në katër muajt e fundit të vitit.
Një nga pikat më të debatuara të kontratës koncesionare është fakti se kompania do të paguhet çdo vit për të paktën 475 mijë kontrolle, pavarësisht nëse i realizon apo jo ato. Që nga fillimi i koncesionit, numri vjetor i kontrolleve minimale të parashikuara nuk është realizuar asnjëherë dhe kjo ka bërë që kompania të përfitojë pagesa për kontrolle që realisht nuk i ka kryer.
Saniservice është kompania e dytë që ka marrë koncesion në sektorin e shëndetësisë.
Prej vitit 2015, ajo ofron setin e personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë sterilë, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve me rrezik biologjik dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale dhe ambienteve ku do të ofrohet ky shërbim, në spitalet universitare dhe rajonale të vendit, apo dhe spitale të tjerë, sipas planit të racionalizimit spitalor në Republikën e Shqipërisë.
Vlera fillestare e koncesionit është rreth 100 milionë euro, ose 12.3 miliardë lekë, për një periudhë 10-vjeçare. Sipas ekstraktit nga Regjistri Tregtar, kjo kompani ka katër subjekte aksionere, të katërta të regjistruara jashtë Shqipërisë përkatësisht Investital me 40% (kompani e regjistruar në Kosovë), Servizi Italia me 30%, Tecnosanimed, me 15% dhe U.Jet, me 15%, të tria këto të fundit kompani të regjistruara në Itali.
Tre kompanitë italiane kanë një aktivitet në fushën e sterilizimit dhe trajtimit të mbetjeve spitalore, ndërsa aksioneri kryesor, Investital, nuk ka asnjë përvojë në këtë fushë dhe është themeluar enkas për pjesëmarrjen në këtë kontratë koncesionare. Sipas Regjistrit të Pronarëve Përfitues, aksioneri kryesor indirekt i kompanisë është shtetasi shqiptar Ilir Rrapaj, pronar i vetëm i shoqërisë Investital.
Ilir Rrapaj është një ish-emigrant shqiptar në Itali, ku në fillim të viteve 2000 ngriti një kompani ndërtimi. Para fitimit të kontratës së sterilizimit, nuk rezulton që ai të ketë qenë i përfshirë në aktivitete të ngjashme. Përfitues të tjerë, sipas regjistrit, cilësohen edhe dy shtetasit italianë, Michele Magnate dhe Ilaria Eugeniani, jo si pronarë, por si persona me kompetenca vendimmarrëse pranë kompanisë Servizi Italia./ Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38