Flash News

E-TJERA

Regjistrimi i diasporës, Celibashi: Mund ta shtyjmë deri më 9 mars

Regjistrimi i diasporës, Celibashi: Mund ta shtyjmë deri më 9

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për media ka deklaruar se data 9 mars mund të jetë afati i fundit për regjistrimin e diasporës.

Celibashi tha deri më 9 mars mund të diskutohet për afate të tjera, por pa një amendim ligjor, nuk mund të ketë shtyrje përtej kësaj date.

“Data 9 mars është një datë që ne nuk shkojmë dot përtej saj sepse është përcaktuar nga ligji. Deri në datën 9 ne mund të flasim dhe të diskutojmë për afate të tjera, pra nuk mund të shkojmë përtej datës 9. Ka qenë një kërkesë që të shtyhet afati për ditët, për ne s’ka problem, por PS s’ka qenë dakord me këtë ide duke thënë se data 4 është e njohur për të gjithë dhe se është afati i fundit dhe shtyrja për 2 ose 3 ditë nuk do të ndryshonte ndonjë gjë të madhe.

Nuk e ftojmë Postën Shqiptare në tender, vetëm operatorët ndërkombëtar që kanë përfaqësuesit e tyre në Shqipëri për të qenë pjesë së procedurës së përzgjedhjes. Negociata nis javën tjetër, nëse qeveria na jep fondet këtë javë”, tha ai.

KQZ i ka kërkuar Kuvendit dhe Ministrisë së Financave fonde shtesë prej 9. 3 milionë euro, për procesin e votimit të emigrantëve për zgjedhjet. Për këtë Celibashi tha se janë në diskutime me qeverinë për këtë fond shtesë dhe se në ka një dakordësi.

“Kemi pasur një diskutim me përfaqësues të Ministrisë së Financave, në parim ka një dakordë për të mbështetur buxhetin e KQZ për një buxhet shtesë. Në parim s’ka hezitim nga qeveria për ta mbështetur KQZ sa i përket këtij aspekti”, tha ai.

Të fundit