Flash News

E-TJERA

Regjistrimi i emigrantëve, gazetarja tregon shkeljen që po bën PS

Regjistrimi i emigrantëve, gazetarja tregon shkeljen që po bën PS

Gazetarja Esiona Konomi ka denoncuar se zyrat e asistencës që Partia Socialiste ka hapur në Greqi dhe Itali, duke ftuar emigrantët të regjistrohen në këto ambiente për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, janë në shkelje të ligjit.

E ftuar në A2 CNN, ajo tha se ka rrezik që emigrantët të shantazhohen, kryesisht në zyrat e PS ku po bëhen regjistrime në grup dhe ekziston rreziku që edhe të votohet në grup.

Konomi kërkoi një përgjigje nga Sekretarja për Diasporës në PS, Zerina Bruci, duke e pyetur: “Zonja Bruci kush na garanton ne se kjo partia juaj, kjo partia më e organizuar se gjithë të tjerat dhe ka edhe më shumë kuota se të tjerët, nukj do ta mbaj zyrën hapur në çdo qytetet kryesor të Evropës kur të vijë zarfi me vota dhe ta plotësojë zarfin në syrin tuaj.

Se fakti që ju i bëni regjistrimet në mënyrë të organizuar na krijon dyshimin e arsyeshme që ju edhe votimin mund ta bëni të tillë, duke cenuar votën dhe duke u bërë shantazh votuesve”, tha gazetarja. 

Ndërkohë, Bruci u përgjigj duke thënë: “Asistuar, që do të thotë siç janë bërë demot ashtu edhe janë asistuar. Nëse juve ju pyet dikush si skanohet dokumenti, patjetër që do e ndihmonit apo jo, Sepse qëllimi ynë nuk është këtu të vështirojmë regjistrimin por ta lehtësojmë atë.”

 

Të fundit