Flash News

E-TJERA

Regjistrimi i mjetit për herë të parë, nga sot s’ka më përkthime dhe noterizime

Regjistrimi i mjetit për herë të parë, nga sot s’ka
Foto Ilustruese

Duke filluar nga sot, regjistrimi i mjeteve për herë të parë do të ketë një procedurë të re. Nuk do të jetë më e nevojshme të bëni përkthime apo noterizime të dokumenteve.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) do të njohë dokumentet e origjinës dhe ato teknike në gjuhën angleze, si edhe dokumentet teknike nga prodhuesi nga vendet e BE-së ose sipas direktivave të KE. Sa i përket të dhëna të fitimit të pronësisë, do të njihen sipas deklaratës doganore.

DPSHTRR njoftoi se procedura e re do të sjellë më pak kosto dhe pritje, ndërsa heq të paktën 60 mijë praktika në vit me njehsime me origjinalin nga dokumentet në gjuhët e huaja.

Të fundit