Flash News

E-TJERA

Regjistrimi i pronave, shtëpitë para vitit '91 kanë 30 ditë afat për tapinë

Regjistrimi i pronave, shtëpitë para vitit '91 kanë 30

E vetmja tarifë që do të rëndojë për qytetarët, të cilët banojnë në shtëpi të vjetra të ndërtuara para vitit 1991, do të jetë ajo për shërbimin.

Sipas vendimit të qeverisë, kalimi i pronësisë për sipërfaqet deri në 300 metra katror do të bëhet pa pagesë.

Fatura e vetme që do të paguhet nga qytetarët do të jetë tarifa e shërbimit, e cila është 8 mijë lekë për çdo kat banimi.

"Kalimi i pronësisë së ndërtimit dhe truallit funksional, për sipërfaqet deri në 300 metra katrorë, kryhet pa pagesë. Për procedurën e ndjekur, subjekti përfitues paguan për llogari të Kadastrës tarifën e shërbimit, në vlerën 8000 lekë për çdo kat ndërtimi, e cila përdoret për të përballuar shpenzimet e tjera të procedurës administrative. Kjo tarifë i njoftohet përfituesit menjëherë pas përfundimit të periudhës së afishimit, nëse përmbushen kushtet për të përfituar kalimin e pronësisë e të regjistrimit të pasurisë së paluajtshme, të ndërtuara deri më 10.08.1991 dhe të truallit funksional të tyre", thuhet në vendimin e qeverisë.

Vendimi përcakton që në çdo rast sipërfaqja e përfituar s'mund të jetë më shumë sesa 500 metër katrorë.

Sipas vendimit, brenda një afati 30-ditor nga publikimi i të dhënave, Agjencia e Kadastrës ka detyrim që të bëjë regjistrimin e banesës.

"Pas shpalljes 30-ditore nga Njësitë Administrative respektive, qytetarët certifikohen si pronarë të objektit", bëhet me dije nga Agjencia e Kadastrës.

Janë rreth 60 mijë objekete të identifikuara që do t'i nënshtrohen hipotekimit me procedurat e reja që kanë nisur. Vlen të theksohet se për aplikimet afati nuk është i limituar, çka do të thotë se qytetarët mund të paraqiten në çdo kohë për të dorëzuar kërkesë së bashku me dokumentacionin që posedojnë.

Të fundit