All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Regjistrimi në zgjedhje/ Arsyet pse KQZ refuzoi autorizimin e Bashës për Alibeajn

All - Paragraf - 1

Regjistrimi në zgjedhje/ Arsyet pse KQZ refuzoi autorizimin e Bashës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ktheu mbrapsht dokumentacionin e paraqitur nga grupimi i Alibeajt.

All - Paragraf - 3

Komisioneri Shtetëror Ilirjan Celibashi nënvizoi se autorizimi i Lulzim Bashës për Enkelejd Alibeajn, me qëllim q ëtë ishte ky i fundi tai që do të dorëzonte kërkesën ëpr regjistrimin ishte i paqartë dhe me mangësi.

Sipas KQZ, duhet që kërkesa për regjistirm në zgjedhje të paraqitej nga Basha, pasi pavarësisht se deklaroi dorëheqjen një vit më parë, ai nuk e ka dhënë zyrtarisht dhe figuron kryetar i PD.

Teksa KQZ i la 48 orë afat që përfundon në mesnatë, Alibeaj tha se dokumentacioni ishte i plotë dhe ankimoi në KAS vendimin e KQZ.

Në ankimimin e dorëzuar nga grupimi i Alibeajt, dalin dhe arsyet se pse KQZ ka kthyer mbrapsht autorizimin për paqartësi dhe mangësi.

Sikurse thuhet në ankimimin, “autorizimi ka ‘gabime drejtshkrimore’, sepse formulimi nuk duhet të ishte ‘për regjistrimin në zgjedhjet e përgjithshme vendore të vitit 2023, sipas datës së caktuar me Dekret të Presidentit të Republikës’, por sipas tij duhet të ishte “për regjistrimin në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 14 maj 2023”.

Së dyti “deklarata e angazhimit solemn është një akt i patransferueshëm, apo i padelegueshëm tek të tretët, sepse është një akt individual i personit dhe akt ekskluziv i kryetarit të partisë, i cili mban përgjegjësi përpara ligjit për mospërmbushjen e asaj përgjegjësie”.

Regjistrimi në zgjedhje/ Arsyet pse KQZ refuzoi autorizimin e Bashës

Mbi të gjitha, në autorizim mungon firma e Bashës.

Po sot, kryedemokrati Sali Berisha dorëzoi ankimim në KAS. Në kërkesë theksohet se duhet të merret parasysh shkarkimi i Lulzim Bashës në Kuvendin e 11 dhjetorit si dhe dorëheqja e tij në Mars 2022 dhe kërkohet ndryshimi i vendimit duke vendosur “regjistrimin e PD të të përfaqësuar nga kryetari Sali Berisha si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Të fundit