Flash News

E-TJERA

Regjistrimi në zgjedhje, Celibashi: Dokumentacioni i mangët, afati i Bashës mbaron sonte në mesnatë

Regjistrimi në zgjedhje, Celibashi: Dokumentacioni i mangët, afati i

KQZ i la 48 orë kohë PD për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit. Ky afat sipas kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi për të plotësuar dokumentet mbaron sonte në mesnatë, pasi në një mbledhje me gazetarët përsëriti se dokumentacioni nuk është i plotë.

“Vendimi që unë si komisioner do të marr pasi të ketë kaluar afati 48 orë që i është dhënë PD-së për të plotësuar dokumentacionin që në bindjen time është i mangët.  Do presim të kalojë afati 48 orë dhe menjëherë do të vendosim.

Një ditë më pas është edhe çështje e aspektit të ngarkesës. Natyrisht duke pasur në vëmendje se ka një afat për regjistrimin e koalicioneve si dhe për kryetar këshilli apo anëtarë të këshillit bashkiak. Nuk mund të shkelen këto afate. Afati mbaron në orën 24.00’- tha Celibashi.

Kreu i KQZ shtoi po ashtu se regjistrimi i anëtarëve të KZAZ-ve nuk ka lidhje me regjistrimin e Partisë Demokratike.

“Ne kemi emëruar anëtarë të KZAZ-së personat që është paraqitur nga personi që është legjitim në komunikimin me KQZ-së. Indrit Sefa si përfaqësues i PD ka gjithë legjitimin. Edhe Selia e PD ka legjitimin dhe ndaj ne atje dërgojmë shkresat. Se kush rri në Selinë e PD-së kjo nuk është çështja jonë.  Për të mos pasur keqkuptim është e ndryshme nga çdo kërkesë tjetër dhe më së shumti për regjistrimin e një Partie politike në zgjedhje. Ne e bëjmë këtë sepse kështu duhet bërë, kështu e kërkon ligji”, tha Celibashi.


Të fundit