Flash News

E-TJERA

Regjistrohet viktima e dytë nga zjarret në Shqipëri, 60-vjeçarja humb jetën disa ditë pas bashkëshortit

Regjistrohet viktima e dytë nga zjarret në Shqipëri,

Është regjistruar viktima e dytë nga zjarret në vendin tonë. Viktima është bashkëshortja e 64-vjeçarit që humbi jetën rreth një javë më parë fshatin “Asim Zenel”, Gjirokastër.

60-vjeçarja Tatiana Haxhiaj ka ndërruar jetë në spital, pasi nuk mundi t'iu mbijetonte plagëve të marra. Ajo kishte djegie në 70% të trupit.

60-vjeçarja po trajtohej në spitalin e Djegieve Plastike në Tiranë. Çifti i bashkëshortëve po përpiqej të shuante zjarrin që kishte përfshirë shtëpinë, por "beteja" me flakët iu kushtoi jetën.

Ata kishin dy fëmijë, njërin me studime dhe tjetri jetonte me ta në fshat.Zjarret që kanë përfshirë vendin tonë nga veriu në jug kanë shkaktuar dëme të mëdha. Raportohet për mijëra hektarë tokë, arra dhe drurë frutorë të shkurmbuar.

Gjithashtu disa shtëpi janë djegur dhe të tjera janë dëmtuar. Përveç dëmeve në ekonomi, zjarret kanë sjellë edhe pasoja për florën dhe faunën, që duhen vite për tu rikuperuar.

Të fundit