Flash News

E-TJERA

Regjistrohet në Gjykatën e Tiranës partia e Jozefina Topallit, "Lëvizja për Ndryshim"

Regjistrohet në Gjykatën e Tiranës partia e Jozefina Topallit,
Foto Ilustruese/ Jozefina Topalli

Regjistrohet në Gjykatën e Tiranës partia e ish-kryeparlamentares, Jozefina Topallit.

“Lëvizja për ndryshim” është regjistruar si parti politike. Gjykata ka pranuar kërkesën për regjistrimin e partisë, nën drejtimin e Jozefina Topallit.

Vendimi i bërë publik ditën e sotme, më datë 23.11.2020, është nënshkruar nga sekretarja e gjykatës Lusjana Fezollari dhe gjyqtari Ervin Fezollari.

Kujtojmë se, nisma e Jozefina Topallit për krijimin e një partie të re politike u prezantua në në tetor të këtij viti. Sipas Topallit, në përbërje të kësaj partie ka kryesisht të rinj dhe profesorë, të cilët nuk kanë qenë të angazhuar më parë në ndonjë forcë politike.

Regjistrohet në Gjykatën e Tiranës partia e Jozefina Topallit,
Dokumenti i regjistrimit në Gjykatë të “Lëvizjes për ndryshim”

Të fundit