Flash News

E-TJERA

Regjistrohet një tjetër koalicion në KQZ, 7 parti krijojnë 'Aleancën'

Regjistrohet një tjetër koalicion në KQZ, 7 parti krijojnë

Është depozituar një tjetër kërkesë për koalicion zgjedhor në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Bëhet fjalë për koalicionin "Aleanca", i cili përbëhet nga shtatë parti: 

-Aleanca Demokratike Shqiptare me kryetar Eduart Abazin;

-Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet me kryetar Gaqo Apostolin;

-Aleanca e Reformave Demokratike me kryetar Krenar Rryçin (deputet) dhe ka si deputete edhe Majlinda Halilajn;

-Aleanca barazi dhe drejtësia europiane;

-Partia lëvizja punëtore shqiptare;

-Aleanca partia për mbrojtjen e te drejtave te emigranteve;

-Partia me aftësi të kufizuara të Shqipërisë;

Ky është koalicion i dytë i depozituar në KQZ për zgjedhjet qendrore të 25 Prillit, pas koalicionit "Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët”, ku përfshinte Kujtim Gjuzin, Zef Shtjefnin, Selami Jenishehrin dhe Kostaq Papën.

Ndërkohë, koalicion i PD-së me aleatët "Aleanca për Ndryshim" ende nuk është dorëzuar për regjistrim në KQZ, pasi kryedemokrati Basha ende nuk ka një dakordësi me kreun e PDK-së, Nard Ndokën. Gjithashtu vazhdon negociatat dhe me Sali Shehun e Frymës së Re Demokratike.

Të fundit