Flash News

E-TJERA

Regjistroi biznes në emër të kunatit dhe i dha 12 tendera në 14 muaj, SPAK mbyll hetimet për përgjegjësin e Logjistikës te ‘313-ta’

Regjistroi biznes në emër të kunatit dhe i dha 12 tendera në

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për përgjegjësin e Logjistikës në burgun "313" në Tiranë, Florjan Ahmeti. Ky i fundit është marrë i pandehur dhe akuzohet për veprat penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Nga hetimet ka rezultuar se Ahmetaj krijoi një biznes dhe e regjistroi në emër të kunatit të tij dhe i dha 12 tendera në 14 muaj me vlerë 2.7 mln lekë.

"I pandehuri Florin Ahmetaj, në cilësinë e Përgjegjësit të Sektorit të Logjistikës në IEVP – në “Jordan Misja”, Tiranë dhe anëtar i Komisionit të Prokurimit për Blerje të Vogla në këtë IEVP, ka krijuar në datën 28.01.2019 një person tregëtar fizik, të cilin e ka regjistruar në emër të kunatit të tij. Pas regjistrimit të personit fizik, duke përfituar nga pozita e tij si Shef i Sektorit të Logjistikës në IEVP – në “Jordan Misja” dhe anëtar i Komisionit të Prokurimit për Blerje të Vogla, bën të mundur që në mënyrë të kundraligjshme personi fizik të përfitojë kontrata në disa procedura prokurimi dhe blerje pranë IEVP “Jordan Misja”. Megjithëse një subjekt tregëtar i ri dhe pa eksperiencë, brenda një periudhe 14 mujore subjekti tregëtar, person fizik, ka fituar 12 procedura prokurimi dhe blerje, me vlerë rreth 2,7 milion lekë (të reja), të organizuara nga ana e IEVP “Jordan Misja”, Tiranë." - thuhet në njoftimin e SPAK.

Florjan Ahmetaj u arrestua për korrupsion në Prill të vitit të kaluar.

Të fundit