Flash News

E-TJERA

Regjistroi fiktivisht nxënësit për të përfituar tendera, procedohet përgjegjësja e konviktit

Regjistroi fiktivisht nxënësit për të përfituar

Përgjegjësja e konviktit të shkollës së mesme të bashkuar në Tamarë është proceduar penalisht, pasi regjistroi fiktivisht 28 nxënës me qëllim përftimin e tenderave të paguara nga bashkia e Malësisë së Madhe.

50-vjeçarja është proceduar për veprën penale Shpërdorim detyre”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, që më datën 18.03.2024, kanë referuar materialet në Prokurori e cila ka rregjistruar procedimin penal për veprën penale “Shpërdorim detyre” për shtetasen L. T., 50 vjeçe, banuese në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe.

Kjo shtetase duke qënë përgjegjëse e konviktit të shkollës së mesme të bashkuar, në Tamarë, dyshohet se ka regjistruar fiktivisht 28 nxënës gjatë vitit shkollor 2023 – 2024, me qëllim përfitimin e shumave ditore dhe tenderave të paguara nga Bashkia Malësi e Madhe”, njofton policia.

Të fundit