Flash News

E-TJERA

Rei Manaj mungon në ndeshjen ndaj Polonisë, dëmtimi e mban jashtë fushës për dy muaj

Rei Manaj mungon në ndeshjen ndaj Polonisë, dëmtimi e mban

Futbollisti shqiptar Rei Manaj nuk do të jetë i gatshëm për përballjen e rëndësishme të Play Off-it të Botërorit ndaj Polonisë më 26 mars. Lajmi vjen si një goditje e fortë për Kombëtaren shqiptare, vetëm disa ditë para ndeshjes.

Klubi i tij, Sivasspor, konfirmoi se sulmuesi ka pësuar një dëmtim të rëndë në muskulin e pasëm të kofshës gjatë fundjavës. Sipas ekzaminimeve mjekësore, ka rezultuar një çarje e tendinit brenda muskulit, duke bërë të pamundur rikthimin e tij në fushë për të paktën dy muaj.

Ky dëmtim e detyron Manajn të humbasë jo vetëm ndeshjen ndaj Polonisë, por edhe përballje të tjera të rëndësishme në muajt e ardhshëm, duke krijuar sfida të mëdha për strategjinë e Kombëtares shqiptare në fazën vendimtare të kualifikimeve.

Të fundit