Flash News

E-TJERA

Reja lë pankinën e kuqezinjve, mediat italiane tregojnë pasuesin

Reja lë pankinën e kuqezinjve, mediat italiane tregojnë pasuesin

E ardhmja e Edoardo Rejas në kombëtaren shqiptare është ende me pikëpyetje. Megjithëse trajneri deklaroi disa kohë më parë se nuk e mendonte largimin nga kuqezinjtë, duket se gjërat kanë ndryshuar.

Mediat në Itali kanë gjetur edhe pasuesin e Rejas në stolin e kuqezinjve. Referuar mediave italiane, dy ndeshjet miqësore të Shqipërisë do të jenë të fundit për Edoardo Rejën.

Vendin e trajnerit 77-vjeçar do ta zerë Gigi di Biagio, eksperienca e fundit e të cilit ka qenë në krye të skuadrës Spal deri në vitin 2020.

Në një intervistë për gazetarët italianë, i pyetur se çfarë do t’i propozojë Armand Dukës për stolin e kuqezinjve, Reja tha se është në dorën e Dukës të projektojë të ardhmen e kombëtares.

“Unë vetëm do t'i them: çfarë dëshiron të bësh tani? Ai është një njeri i futbollit, si dhe një sipërmarrës i madh. Dhe një rol aktiv në bordin e UEFA-s. Ai di gjithçka dhe e njeh pasionin tim. Në një farë mënyre më kujton Percassin, vetë presidentin e Atalantas, dikë që ka qenë i suksesshëm në biznes, por ka qenë edhe futbollist si i ri”, ka thënë Reja.

 

Të fundit