Flash News

E-TJERA

Rekomandimi i OBSH-së: Remdesiviri të mos përdoret për trajtimin e pacientëve me COVID-19

Rekomandimi i OBSH-së: Remdesiviri të mos përdoret për

Organizata Botërore e Shëndetësisë i'u ka kërkuar institucioneve shëndetësore që të mos e përdorin ilaçin antiviral Remdesivir te pacientët me COVID-19. Ekspertët e OBSH-së thanë  se ilaçi nuk ka "ndonjë efekt të rëndësishëm" në mbijetesë ose në uljen e kohës së shërimit.

OBSH sqaroi se fillimisht rekomandimi "Remdesivir" bazohej në të dhëna nga katër hulumtime ndërkombëtare të rastësishme që përfshinin më shumë se 7.000 pacientë të shtruar në spital me sëmundjen.

Gjithashtu shtoi se provat zbuluan se Remdesiviri nuk kishte asnjë efekt domethënës në uljen e vdekshmërisë, nevojën për ventilim mekanik, kohën e rikuperimit dhe faktorë të tjerë.

Të fundit