Flash News

E-TJERA

Rekord çmimesh, INSTAT nxjerr shifrat: Kryeson transporti dhe ushqimet

Rekord çmimesh, INSTAT nxjerr shifrat: Kryeson transporti dhe ushqimet

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin korrik 2022 është 7,2 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 14,5 % vërehet në grupin “Transporti”.

Këto janë të dhënat që vijnë nga INSTAT. Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” renditet i dyti me 12,4 %, sa i përket rritjes së çmimeve.

Ushqimet pasohen më tej nga: “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,5 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,4 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 4,2 %, “Veshje dhe këpucë” me 3,0 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,8 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,0 %, “Shërbimi arsimor” me 1,2 %, “Shëndeti” me 1,1 %. “Komunikimi” me 0,7 % dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,6 %.

Në muajin Korrik 2022, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,6 %.

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,0 %, pasuar nga grupet “Shëndeti” me 0,8 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,7 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,5 %, “Shërbimi arsimor” me 0,3 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje”, “Komunikimi” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,2 % secili.

Rekord çmimesh, INSTAT nxjerr shifrat: Kryeson transporti dhe ushqimet Rekord çmimesh, INSTAT nxjerr shifrat: Kryeson transporti dhe ushqimet 

Të fundit