Flash News

E-TJERA

Rekord në rritje të personave me covid-19 në rang vendi, 11 humbje jete në 24 orët e fundit

Rekord në rritje të personave me covid-19 në rang vendi, 11

Shënohet një tjetër rekord i numrit të të infektuarve me covid-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë raporton se pas kryerjes së 2592 testimeve janë regjistruar 786 raste të reja. Po ashtu, kanë humbur jetën në 24 orët e fundit 11 pacientë, ndërsa janë shëruar 349 persona të prekur.

“Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2592 testime, prej të cilave 440 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 786 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 

379 raste në Tiranë, 71 raste në Gjirokastër, 35 raste në Shkodër,  31 raste në Fier,

28 raste në Krujë, 25 raste në Kavajë, 24 raste në Elbasan, 23 raste në Vlorë, Berat, Sarandë,

20 raste në Tepelenë, 18 raste në Lushnje, 14 raste në Durrës, 10 raste në Bulqizë,

8 raste në Pukë, 7 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, Pogradec, 6 raste në Përmet,

4 raste në Delvinë, 3 raste në Korçë, Devoll, Kukës, Mirditë,

2 raste në Malësi e Madhe, Gramsh.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 349 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,565 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 424 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 51 vjeçar dhe 64 vjeçare nga Shkodra, dy 62 vjeçar një nga Kavaja dhe një nga Vlora, një 65 vjeçar nga Kruja, një 69 vjeçar nga Berati, një 71 vjeçare nga Lushnja, një 74 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçare nga Gramshi, një 81 vjeçar nga Tirana”, njofton MSH.

COVID-19 – Statistika (19 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                                         786

Të shëruar ne 24 orë                                      349

Të shtruar në spitale                                       424

Humbje jete në 24 orë                                  11

Testime ditore                                                  2,592

 

Testime totale              165,617

Raste pozitive                       30,623

Raste të shëruara               14,565

Raste Aktive                           15,401

Humbje jete                            657

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  7671

Fier                         1178

Durrës                  1176

Korçë                     903

Shkodër                841

Elbasan                  761

Vlorë               717

Lezhë                     671

Berat               519

Gjirokastër           463

Kukës                      353

Dibër                 148

Të fundit