Flash News

E-TJERA

Rekrutimi i hetuesve të BKH, Ambasada Amerikane: Procesi të jetë objektiv dhe i bazuar në merita

Rekrutimi i hetuesve të BKH, Ambasada Amerikane: Procesi të jetë
Ambasada e SHBA në Shqipëri

Ambasada Amerikane ka mbështet procesin e përzgjedhjes së hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ose siç quhet ndryshe FBI-ja shqiptare, struktura kryesore që do të godasë korrupsionin në nivelet e larta në vend.

Nëpërmjet një reagimi në ‘Facebook’, ambasada e SHBA thekson se rekrutimi i hetuesve të BKH duhet bërë përmes një procesi objektiv dhe të bazuar në merita.

Më tej në njoftim shkruhet se standardet e zbatimit të ligjit të aftësive fizike dhe intelektuale janë thelbësore që BKH-ja të përmbushë mandatin e saj.

Postimi i plotë:

SHBA mbështesin plotësisht procesin objektiv dhe të bazuar në merita të Shqipërisë për të rekrutuar dhe përzgjedhur hetuesit e BKH-së. Këto standarde të zbatimit të ligjit të aftësive fizike dhe intelektuale janë thelbësore që BKH-ja të përmbushë mandatin e saj.

Të fundit